Ka nisur në Sofje të Bullgarisë, Samiti i Bashkimit Evropian me vendet e Ballkanit Perëndimor.
Çeljen e ka bere kryeministri i Bullgarisë, Boyko Borissov, pritësi i këtij takimi dhe më pas presidenti i Komisionit Evropian, Donald Tusk.
Pjesë e takimit, mes kryeministrave të rajonit, është edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
Ai është fotografuar nga Associated Press, teksa ka qenë duke biseduar me kryeministrin e Greqisë, Aleksis Cipras.
“Kryeministri shqiptar Edi Rama, flet me kryeministrin grek Alexis Tsipras gjatë një takimi pas tryezës së rrumbullakët të krerëve të shteteve të BE dhe Ballkanit Perëndimor në Pallatin Kombëtar të Kulturës në Sofje të Bullgarisë, sot enjten, më 17 maj 2018”- shkruan Associated Press.
Mes dy vendeve tona pritet të finalizohet marrëveshja për paktin detar, për të cilin ka pasur një seri takimesh e negociatash mes Tiranës dhe Athinës.
Ndërkohë, me Cipras është takuar edhe Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.
Sipas Zyrës për Informim të Presidencës, në këtë takim është biseduar për thellimin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet dy shteteve, për shkëmbimin ekonomik dhe tregtar dhe bashkëpunim në fusha tjera.
Presidenti Thaçi ka kërkuar mbështetjen e kryeministrit grek në procesin e liberalizimit të vizave dhe anëtarësimit të Kosovës në Bashkimin Evropian.
Ai po ashtu ka kërkuar mbështetjen greke edhe në procesin e anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtarë.
a.s/dita
