Masa e sigurisë, Prokuroria përplaset sërish me Tahirin

DITA Online

 

Prokuroria për Krimet e Rënda ka apeluar sot vendimin e caktimit të masës së sigurisë arrest shtëpie, ndaj ish-Ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Masa arrest shtëpie u caktua të shtunën nga Gjykata për Krimet e Rënda, ndonëse Prokuroria kërkoi masën arrest me burg për ish-zyrtarin e lartë.

Prokurorët e çështjes kanë depozituar në Apel kërkesën e tyre për arrest me burg ndaj Tahirit, pasi akuza pretendon se ka prova të reja ndaj ish-Ministrit të Brendshëm, mbi bazën e të cilave kërkon këtë masë.

Sipas prokurorisë, Tahiri ka mundësi të prishë provat dhe të ndikojë mbi dëshmitarët.

Por edhe ish-Ministri i Brendshëm ka apeluar sot masën e sigurisë “arrest shtëpie”.

Avokati i tij mbrojtës, Maks Haxhia, ka depozituar sot kërkesën në Gjykatën e  Apelit, ku kërkon revokim të këtij vendimi.

Pritet që kërkesa të shqyrtohet brenda 10 ditëve.

a.s/dita

Share This Article
6 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *