E njihni kurën fantastike të ujit për t’u dobësuar?

Ornela
Couple staying hydrated after workout

Sa përpjekje po bëni për të humbur kilet e tepërta? Ndoshta dhe po lodheni nga dieta që ndiqni. Nëse po kërkoni zgjidhje të tjera, qoftë dhe më të lehta, ajo e ujit ndoshta është për ju. Keni dëgjuar të flitet ndonjëherë për të?

Kjo terapi dobësuese është bërë popullore në botën perëndimore vitet e fundit, por prej kohësh është e njohur në Japoni.

Çfarë konsiston kura e ujit?
Edhe kura e ujit ka disa rregulla precize, por të thjeshta për t’u zbatuar.

Sapo të zgjoheni pini 400-600 ml ujë natyral. E rëndësishme është të konsumohet para se të hani vaktin. Uji duhet të jetë në temperaturë ambienti ose i vakët. Nëse doni pak shije i shtoni lëng të freskët limoni.

Mos u shqetësoni nëse sapo zgjoheni keni uri mos u shqetësoni, sasia e ujit që pini ju ngop për 45 minuta.

Hani një mëngjes të lehtë me të gjithë ushqyesit, por mbi të gjitha ushqime natyrale  dhe jo mishra e yndyrna.

Një opsion i mirë janë lëngjet e frutave ose sallatat, apo një tas qumësht me tërshërë e fruta të thata.

Edhe vaktet e tjera duhet të jenë të lehta që kura e ujit të funksionojë vërtetë.

Dy orë pas vakteve nuk duhet të pini asnjë lëng, por duhet të siguroheni që të pini 2 litra ujë të këshilluara.

o.j/dita

Share This Article
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *