Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka komentuar takimin me kancelaren gjermane Angela Merkel në samitin e Sofjes.
Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Thaçi ka thotë se “vizioni i kancelares Angela Merkel, i shpalosur sot në Samitin e Sofjes, është garancë e perspektivës së qartë të anëtarësimit të Kosovës dhe shteteve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.”
Ai vazhdon së shkruari se e ka falenderuar Merkelin për mbështetjen e shtetit gjerman, si dhe i ka konfirmuar angazhimin për përshpejtimin e reformave dhe implementimin e obligimeve ndërkombëtare, por edhe përkushtimin e vendit për fqinjësinë e mirë, paqen dhe stabilitetin rajonal e më gjerë.
“Bashkëpunimi dhe dialogu janë rruga e vetme për tejkalimin e sfidave në Ballkanin Perëndimor”, ka përfunduar statusin e tij Hashim Thaçi.
s.a/ditat
