O vlla, ta them dhe një herë ore, doja vetëm ta provokoja, se unë nuk merrem me drogë. Ç’më di mua ti ore, lamash?
Dgjo dgjo: Në fillim provokova Toto qorrin, pastaj Zaçe doracin, dhe pastaj Pipo topallin. Me një fjalë, t’gjith ata me cene në biografi. Andej nga vitet 94-95 ishte. U thashë, më jepni ca fëmra moldave t’i hedh me skaf matanë ore. Që të shikoja a do pranonin, kupton ti?
Ata pranuan. Pastaj i provokova me ca kurdë dhe afganë. Ndërsa shqiptarët që hidhja me gomone në ‘97-ën nuk i provokova unë, por ata mua. Ua kishnje marrë paratë Saliu dhe doshnjin të iknin. Ashtu bënë: më dhanë mua paratë e fundit dhe ikën. Domethënë, i çova unë. Po nuk doja, vlla, se unë jam i ndershëm.
Andej na vitet 1998 e prapa, provokova me rradhë gjithë çunat në Skelë, Radhimë, Lumi Vlorës, Tepelenë, Delvinë, Lazarat. A doni t’ua hedh hashashin matanë, u thoshja. Do ti, ata ranë në kurth dhe më jepnin thasët e hashashit me maune?
Erdhi puna o shoku, ata ranë në kurth, unë rashë në burg. Kisha nja 10 kile kokainë me vete. U thashë italianëve, ta them burri burrit: Unë, u thashë, ktë e kam për përdorim personal, nuk merrem me trafik, thjesht provokoj çunat. Io solo provokare, u thashë. Pro-vo-ka-re!!! Nuk më besuan qelbësirat. Më vinte t’i hidhja në dët si më njëzetën…
E kshtuuuu. Nejse, dola na burgu, kur ç’të shoh, më pikonte çati e shpisë, vlla. Ah sikur ta kisha atë kokainën, do ta kishnja bërë stuko të zija vrimat. Le që më kishte marrë malli për të provokuar. Më thonë kta të PD-së, shiko Babale, sa rri kot vërdallë nëpër Vlorë, pse nuk provokon Agronin? Ne të ndihmuam ty në 97-ën se krijuam situatën që ti të hidhje njerëz matanë, nashi o na e ktheç nderin!
U thashë burrash, po ju ça do më jepni ore, se më pikon shpia! Mo ki merak, më thanë, se ne shquhemi për zënie vrimash, po fol pak me Salianjin që të bëni një regjistrim me gramafon. Në fakt, Salianji ma premtoi. Vrimat e shpisë t’i zë unë tha, ja, sa të mbyll ca vrima në parti.
Vetëm se kto orët e fundit jam në hall vlla. Nuk e di se çfarë lloj vrimash do më zënë kta të PD-së vlla, se ai Salianji sesi më shikonte…
Shënim: Gojët e Liga është rubrikë satirike anti-provokim

Ha ha ha ha ha … ore ti qi temen, ai Salianji e paskish mendjen vetem tek vrimat, ha ha ha …
Niveli i tille e njeriut, si ky kodoshi, jo shqiptarit e ndonje veprimtari partiak, i duhet vet em genejshtareve politik,sajuesve te skenareve negativ e perbalt ues te shtetit e kombit, Tipat e toille ju duhen vetem niveleve tipolgjike partiake, sic eshte nivele opozitar aktual ne Shqiperi.Ky njeri e kjo sjes partiake op[ozitaree aktuale eshte shume e damshme per popullinb dhe shtetin qe e financon dhe e mban per te zezen e vete.Kjo eshte mbeturinee e demokracise aktuale.
Babale , I shkreti ti. Edo ta zgjerojne vendin atje ku do vesh ha ha.
Thuhet se Babale do te punesohet ne SHQUP , me zyre te mire , te paisur konfort . Do te menazhoi problemet e sigurise dhe rakise . Pret vizita jasht orarit zyrtar . Nepunesi
Jo jo, vetem kokaina sben pune. Duhet nje bicim qerpici. Ne fillim vrimat ziren me hashash te ngjeshur, persiper i vihet nje llac i bere me heroine dhe kokaine, dhe sperkatet her pas here me vaj hashashi deri sa te forcohet. Kshtu i benin shpite vlonjatet ne vitin e larget 97
Ky babalja nuk ka asgje me burerine hajdut ne ushtri Marikaj 1985 ,i pa shkolle edhe nga une ka ngren dajak ku e gjeti PD kete injorant por si gjithnje gangesteret hajdutet injorantet kane shkuar te PD .Por mos harrojme dhe njeres te mire ka plote ne PD qe rrine ne hije.Berti ose BABALJA do vetem dru vetem druri e sjelle ne vete kete injorant ,po kushe i ka dhene dhe nuse se e kane marre ne qafe bijen e botes.