Trump: Për çnuklearizimin e Koresë së Veriut nuk do përdoret modeli libian

Leda Hysa

 

Presidenti amerikan Donald Trump ka hedhur poshtë deklaratat e këshilltarit të tij për Sigurinë Kombëtare, John Bolton, duke thënë se i ashtuquajturi “Model i Libisë” nuk do të përdoret për çnuklearizimin e Koresë Veriore.

Një deklaratë e tillë e bërë nga Bolton ka zemëruar Korenë e Veriut, e cila ka kërcënuar se mund të tërhiqet nga samiti i planifikuar me Trumpin në muajin qershor.

Trump ka thënë se ende mendon se samiti do të ndodhë.

Sipas tij, “Kim Jong-un do të jetë në shtetin e tij, do të vazhdojë të udhëheqë vendin e tij, dhe territori i tij do të jetë i pasur”. “Nëse shikoni Koren Jugore, atëherë do të duhej të ishte modeli jugkorean në aspektin e industrisë së tyre. Ata janë shumë punëtorë, njerëz të jashtëzakonshëm”, ka thënë presidenti amerikan.

Më 2013, lideri i Libisë Muamaar Gaddafi kishte rënë dakord për të hequr dorë nga programi bërthamor në këmbim të heqjes së sanksioneve. Disa vjet më vonë ai u vra nga rebelët e përkrahur nga Perëndimi, një krahasim që duket të ketë alarmuar liderin koreano verior, Kim Jong-un.

Pheniani ka paralajmëruar të mërkurën se mund të mos marrë pjesë në samitin që është planifikuar të mbahet më 12 qershor në Singapor.

l.h/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *