7 persona kanë mbetur të vrarë nga sulmet militante të ushtruara pasditen e së shtunës në një kishë ortodokse në Çeçeni të Rusisë.
Sulmi në kishën Michael Archangel është ndaluar nga oficerët e policisë, të cilët qëlluan për vdekje 4 militantë. Ndërsa nga radhët e tyre kanë humbur jetën 2 oficerë.
Militantëve të vrarë iu gjetën thika dhe armë.
Kreu i Çeçenisë, Ramzan Kadyrov e konfirmoi eliminimin e militantëve si një rezultat të një operacioni të shpejtë të sigurisë.Ai shtoi se bazuar tek të dhënat e inteligjencës, militantët morën urdhrin për të kryer sulmin në një prej vendeve perëndimore.
s.a/dita
