Dalin pamjet, kur turisti i rënë tek “Shpella e Pëllumbasit” shpëtohet

Dita

Dy turistë shqiptarë kanë rënë nga lartësia  paraditen e sotme në vendin e njohur si “Shpella e Pëllumbasit” në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:15, ndërsa në orën 15:15 u njoftua për nxjerrjen e njërit prej tyre.

Shtetasi F. D., rreth 21 vjeç, u nxorr nga gryka e kanionit, dhe fatmirësisht ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore. Nga rrëzimi ka pësuar dëmtime të lehta, por menjëherë është dërguar për kontroll në spital.

Ndërkaq vijojnë kërkimet për turistin e dytë, shtetasin me inicialet Xh.S, i cili dyshohet të jetë marrë nga rrjedha e ujit.

Në pamjet e publikuara nga operacioni i shpëtimit mund të shihet edhe terreni i vështirë në të cilin ranë dy të rinjtë.

s.a/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *