Jugu i Shqipërisë preket sërish nga tërmeti

Dita

Jugu i Shqipërisë është tronditur mbrëmjen e sotme nga një tërmet më magnitudë 4.8 ballë.

Epiqendra ka qenë në Tepelenë, dhe raportohet se tërmeti ka zgjatur 30 sekonda.

Banorët kanë ndjerë dy lëkundje të njëpasnjëshme. Këto lëkundje raportohet se janë ndjerë edhe në fshatrat pranë qytetit.

Lëkundjet e tërmetit u hasën rreth orës 20:14.

Një tjetër lëkundje sizmike është raportuar para dy ditëve. Tërmeti në datën 17 maj ishte me magnitudë 3.1 e thellësi prej 4 kilometra nën tokë.

s.a/dita

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *