FOTO: Fundjava ndryshe e ambasadorit Lu

DITA Online

 

Kopshti Zoologjik i kryeqytetit pret çdo ditë vizitorë në mjediset e tij çlodhëse dhe të hapura për çdo aktivitet në natyrë.

Por këtë herë ZooPark ka pasur një vizitor edhe më të veçantë, ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Donald Lu dhe bashkëshorten e tij.

Çifti amerikan së bashku me një grup nxënësish të huaj që banojnë në Tiranë, kanë vizituar ambientet e ndryshme të Kopshtit Zoologjik.

Me fletëpalosjet në duar ku jepen dhe informacione të shumta për ZooPark ambasadori Lu, bashkëshortja e tij dhe grupi i të rinjve kanë vizituar kafshët që janë në Kopshtin Zoologjik por dhe mjedise të tjera të hapësirës tërësisht të gjelbëruar të Kopshtit Zoologjik.

Ambasadori amerikan ka ndjekur me kureshtje edhe lojërat apo eksperimentet në natyrë të të rinjve.

ZooPark çdo javë pret vizita, orë mësimi, praktika e aktivitete. Së bashku me GreenLineAlbania i japim hapësirë edhe takimeve me nxënës të huaj me banim në Tiranë, shpjegojmë kuriozitete, dëgjojmë e bashkëbisedojmë për projektet”, sqaron Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit e cila kujdeset për t’i dhënë ZooPark një pamje  dhe një mjedis mikpritës për çdo vizitor.

a.s/dita

Share This Article
2 Comments
  • Ceshte ky i cmendur qe ju duket opinioni i tij per tu publikuar, ambasadori Donald Lu nuk dp te harrohet kurre nga ky popull per nfihmen e cmuar qe po ijep ketij vendi psr te pastruar drejtesine nga gjyqtar te korruptuar dhe politikane qee kane vjedhur e prere shpresen per 28 vjet me rredhe qe i kane bere njerzit te largohen dhe te shkojne si emigrante ne te gjithe vendet e botes.Vetem ky ambasador e ka kuptuar dhe ka bere perpjekje te medha per te implementuar reformen ne drejtesi duke luftuar kunder pengesave te politikane qe nuk duan te dryshojne raportet qe kane me kete dtejtesi te korruptuar qe e kane motivuar per ti mbuluar vjrdhjet dhe lorrupsionin e tyre gjate ushtrimit te mandateve qe kan petur per te drejtuar kete vend.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *