Palma e artë shkon për “Hajdutët e dyqaneve”

DITA Online

 

Filmi japonez “Hajdutët e dyqaneve” arriti të triumfojë në festivalin e filmit në Kanë të Francës, duke marrë ‘Palmën e Artë’.

Regjisori Hirokazu Kore-eda dhe aktorët e filmit tërhoqën trofeun për historinë e pazakontë një familjeje që jetojnë duke vjedhur dyqane derisa një ditë gjejnë një vogëlushe të dhunuar të cilën e marrin e në shtëpi.

Falë saj do të kuptojnë sesa e gabuar është ajo që bëjnë për të jetuar.

Trofeun “Grand Prix” e fitoi BlacKkKlansman i Spike Lee për historinë e një polici që infiltrohet një grupin famëkeq të Ku-klux-klan.

Çmimin e Jurisë së drejtuar nga Cate Blanchett e mori filmi “Capernaum i regjisores libaneze Nadine Labaki.

Filmi me 12-vjeçarin që padit prindërit për neglizhencë konsiderohej favorit në një festival ku për 12 ditë u debatua edhe barazia gjinore në kinematografi në vazhdën e skandalit seksual që përfshiu producentin Harvey Weinstein në Hollywood.

a.s/dita

Share This Article
1 Comment
  • Vitin qe vjen Palmen e Arte do t’a marre ndonje film Indian i Bollywood me kenge e kercime jevgjish.
    Ku eshte strukur Kinematografia e fameshme e italiane, franceze etj, apo kane mbetur nje kujtim i se shkuares

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *