Miqësorja me Armeninë po pritet me shumë qetësi nga stafi teknik i kombëtares, që pret të marrë disa përgjigje të rëndësishme nga ky test në funksion të eliminatoreve me Slloveninë dhe Islandën më 4 dhe 10 shtator. Pas stërvitjes së lehtë të së hënës, Xhani De Biazi i intensifikoi përgatitjet me dy seanca në ditë, duke i vënë theksin anës taktike. Në mbrëmje skuadrës iu bashkua edhe Mërgim Mavraj, i cili ishte i angazhuar në fillim të javës me Greuther Furth kundër Kaizerslauternit. Për teknikun italian ka shumë rëndësi përshtatja me grupin e dy të ardhurve të rinj, Shkëlzen Gashi dhe Ermir Lenjani, të cilët do të aktivizohen sot. Italiani nuk ka dashur të zbulojë asgjë për formacionin dhe për këtë arsye e ka zhvilluar stërvitjen me dyer të mbyllura, duke i lejuar gazetarët vetëm për pak minutat e para. Eksperimentet që do të bëhen i përkasin më shumë fazës sulmuese, ku ka edhe më tepër alternativat.

Shanc madhor keto eleminatore per kualifikim ne kupen e botes ne Brazil
Eshte bere kobetarja luftarake si Flamurtari kur lozte kunder Barcelones dhe partizanit te Beogradit