Marc Marquez fiton Çmimin e Madh të Francës duke regjistruar suksesin e 3-të radhazi në Botërorin e Moto Grand Prix.
I nisur nga vendi i dytë, Marquez mori një fitore me shumë peshë duke u shkëputur akoma edhe më shumë nga ndjekësit në klasifikimin e përgjithshëm.
Në Le Mans, Marquez kryesoi nga gjysma e garës e deri në fund me kampionin në fuqi të botës që përfitoi edhe nga rrëzimi i Doviziosos fillimisht dhe më pas i Zarco që u nis nga pole-position me italianin dhe francezin që bënë harakiri.
Në podium bashkë me Marquez u ngjit edhe Pramac Ducati i Danilo Petruccit dhe Valentino Rossi që arriti të rigjente buzëqeshjen me vendin e 3-të.
Jack Miller, Dani Pedrosa, Jorge Lorenzo e Maverick Vinales kompletuan 7-shen e parë në Le Mans.
a.s/dita
