Milo për idenë e Polit të tretë: Negociatat i kemi vetëm me PS

anazapta

Kryetari i Partisë Demokracia Sociale, Paskal Milo, thotë se nuk është në negociata me asnjë parti tjetër për krijimin e një poli të tretë në politikën shqiptare. Sipas tij, ajo që u përmend dje në media ka qenë  një ide e hedhur nga kryetari i PDK-së Ndoka, gjatë një kafeje mes kolegësh të politikës, por jo negociata. Në një prononcim për “Panoramën”, Milo shprehet se e vetmja negociatë që Demokracia Sociale pret të bëjë në këto momente, është ajo me Partinë Socialiste për bashkëqeverisjen.

Sipas tij, Demokracia Sociale është një parti që ka qëndruar për një kohë të gjatë krah për krah PS-së në opozitë dhe ka luftuar për të dalë fitues koalicioni i PS-së, dhe jo të mbetet në opozitë për të luftuar koalicionin me të cilin doli fitues.
“Demokracia Sociale ka qenë parti me kontribute aktive, shumëvjeçare në opozitë me një luftë konsekuente dhe me një partneritet model për të arritur fitoren si koalicion. Ne jemi duke pritur fillimin e negociatave me Partinë Socialiste për pjesëmarrjen aktive dhe të merituar të PDS-së në qeverisjen e vendit. Nuk kemi asnjë mëdyshje që i takojmë këtij koalicioni qeverisës për gjithçka kemi dhënë, dhe opinioni publik dhe individë të shquar dhe historikë të së majtës shqiptare edhe këto ditët e fundit i kanë vlerësuar këto kontribute. Për rrjedhojë, PDS mund të ulet për të përcaktuar të ardhmen e vet të afërt qeverisëse vetëm me PS. Opsionet që ne të vazhdojmë të mbetemi në opozitë me qeverinë për të cilën kemi kontribuar që të vijë në pushtet, nuk ekzistojnë”, shprehet ai.

 

Share This Article
4 Comments
  • Zoti Milo do te te shkonte shume mjekra, do te te fshehte bukur egoizmin tend per pushtet…Ju jeni te gjithe sikur ju ka prere nje gershere e vjeter e robaqepesit demode tashme.Milo do pushtet!!!hahahahahahahahahhh ri mire aty e mos bej gam gam gam se je rosak i vjeter …!

  • Z.”SANTANA” qe shkruan me pseudonime. I marsh te keqen Paskal Milos. Ai eshte nje politikan me shume vlera, nuk eshtei vjeter , i vjeteri jeni ju me keto mentalitete. Kerkund ne bote
    politikanet nuk jane “Çunake” por personalitete me kulture , me vizion dhe te pakorruptuar,
    dhe Paskal Milo ben pjese ne kete lloj politikanesh.
    Te besh komente pa asnje kuptim me “futja kot” vetem se shperdoron aksesin tend per te shkruar ne rrjete sociale.
    te pershendes! toma shkoder.

  • eshte shume e vertete qe z Paskal eshte pasuri e te majtes shqipetare . .Ai eshte politikan i pa konsumuar me kontribute te vecanta te cilin z Rama ben mire ta vleresoje si duhet

  • ME 10MIJE VOTA NE TE GJTHE SHQIPERINE TREGON SE SA POLITIKAN ESHTE DHE CFAR PESHE KA NE POPULL PRA CFAR PUSHTETI DO AI PO TE DONTE PUSHTET PA VOTA TE SHKONTE TEK SALA TA FUSTE NE LISTE SE AI DHE Z GJINUSHI QE TANI ESHTE FSHEUR BENIN SI QENT PER ILIR METEN ILIRI JUA DHJEU MORI 16 DEPUTET

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *