Lejet mjedisore për guroret në malin e Tomorrit do të revokohen. Kështu shprehet Ministri i Mjedisit, Blendi Klosi në një takim me banorët e Beratit, në vijim të turit “Puna për Shqipërinë që duam”.
“Është e tmerrshme ajo që ka ndodhur në malin e Tomorrit. Është e tmerrshme që mali i Tomorrit vazhdohej të shfrytëzohej në mënyrë krejtësisht jo të rregullt për sa i përket interesave të njerëzve, të komunitetit shumë të madh bektashi dhe të njerëzve që e shikojnë malin e Tomorrit si mal të shenjtë. E kemi thënë në fushatë, e kemi kërkuar shpesh që ato që shfrytëzojnë guroret në malin e Tomorrit, të kishin një trajtim normal të mjedisit. Nuk e bënë kurrë dhe ne prandaj kemi marrë vendim që atyre guroreve t’u revokojmë lejet, derisa në kuadër edhe të gjitha poltikave që kemi në të gjithë Shqipërinë trajtimi i malit të bëhet me norma e parime, nisur edhe nga e mira e përgjithshme e qytetarëve dhe komunitetit që jeton në këtë zonë kaq të bukur”.
Klosi thotë se do të marrë fund edhe problematika me mbetjet që depozitiohen pranë lumit Osum.
“Është e pafalshme që ne të kemi akoma vend depozitime pranë lumit dhe kur del lumi e fryhet e ka më shumë reshje, plehrat e Beratit, apo të Urës Vajgurore, apo të Poliçanit e Skraparit, shpërndahen gjatë gjithë rrjedhës së lumit dhe krijohet një situatë si ajo që na u krijua vjet në dimër, e cila nuk është fare prezantuese e qarkut tonë kaq të bukur dhe kaq të mrekullueshëm”.
Ministri Klosi u kërkoi qytetarëve që të denoncojnë të gjithë drejtuesit dhe nëpunësit e korruptuar apo që nuk kanë kryer detyrën e tyre duke paralajmëruar të gjithë drejtuesit e institucioneve se janë në monitorim të rreptë.
l.h/ dita

A thua te kete mbyllur ndonje gurore te Like-Mones, apo ka gjetur ndonje cironke dhe po e sulmon.
Pas kater viteve te para te mandatit vazhdojne mashtrimet e rradhes se mandatit te dyte, Minister koti qe nuk e pjerdh kush, vetem sa ha mut kot.
Per gjendjen katastrofike te mjedisit sidomos te zonave te mbrojtura ,ka ardhur koha qe te ndeshkohen materialisht firmat qe shfrytezojne guroret por ka ardhur koha qe te ndeshkohen edhe persona pergjegjes ne administraten shteterore bile une mendoj qe vete ministri te jape “shembullin” i pari duke dhene doreheqien!
shume vone je o minister
ne kete kohe duhej t’i kishe arrestuar, e kapur asetet per demshperblimin e demtimit.
c’do beni qe ta risillni malin ne gjendjen qe ishte??
Si do ta sillni. Keto duhet te diskutoje tani. cfare keni bere deri tani?
llap llap llap
Shih hidrocentralet qe vazhdojne te ndertohen ne Librazhd, zoti minister.
Shko bashke me Taulant Ballen ne Kuturman dhe shih se c’po i punojne fshatit hidrocentralet e Janullatosit.
Po u marrin ujin me te cilin vaditen tokat, zoti Klosi.