Vlorë, tërmeti shkakton dëme të mëdha. Banorët, në ankth

Dita

Nga lëkundjet e tërmeteve në Jugun e Shqipërisë më të prekura kanë qenë fshatrat Matogjine, Bashaj dhe Vërmiku.

14 ka qenë numri i lëkundjeve të ndjera dhe 20 ka qenë numri i banesave të dëmtuara.

Plasaritjet, çarjet e mureve si dhe zhvendosjet e shkëmbinjve në afërsi të shtëpive, të gjitha këto kanë ardhur si pasojë e lëkundjeve sizmike.

Si pasojë e dëmtimeve të shumta, 6 prej 20 banesave të prekura janë kthyer në të pabanueshme.

Banorët tregojnë për Top Channel tmerrin që kanë pësuar gjatë orëve të natës.

“Që nga mbrëmja e djeshme e deri më sot jetojmë në ankth, për shkak të lëkundjeve të vazhdueshme dhe frikës së shkëputjes së shkëmbinjve”, shprehet njëri banor.

Prefekti i qarkut të Vlorës, Flamur Mamaj, tha se “do të mblidhet shtabi i emergjencës për të verifikuar dëmet e krijuara në fshatrat më të prekur”.

Ndërsa Kryetari i Bashkisë Selenicë, Përparim Shametaj, vuri në dukje masat e ndërmarra nga kjo bashki, si dhe i kërkoi ndihmë qeverisë.

“Familjet e dëmtuara do të strehohen në shkollën e fshatit Bashaj. Do të zhvillohet dhe një mbledhje emergjente për dëmet e shkaktuara në banesa, por kjo bashki nuk ka fonde për të mbuluar shpenzimet, dhe për këtë i kërkojmë qeverisë ndihmë”, tha Shametaj.

Situata paraqitet shqetësuese për vetë pozicionin gjeografik të fshatrave, pasi këto të fundit janë të vendosur në shpate malesh. Jetesa e banorëve kanoset nga rreziku, sidomos në kushtet e 14 lëkundjeve të njëpasnjëshme.

s.a/dita

Share This Article
2 Comments
  • TURP PER ATE PREFEKTIN QE SHPREHET SE DO TE MBLIDHET SHTABI I EMERGJENCAVE, SIKUR KA PLASARITUR NJE CEZME UJE. NE 79 KUR RA TERMETI NE OREN 7 : 20 SHTABI I EMERGJENCES U MBLODHE NE OREN 8:30, DHE U KRYEN VERIFIKIMET NE KOHE REKORD. BYROJA POLITIKE E ASAJ KOHE U MBLODHE NE OREN 12, KE QUANI JU PER EMERGJENCE.

  • TNK@
    Eh, ore mik! Ato kohera iken e kush e di se kur mund te rikthehen perseri. Atehere kishte burra, qe e drejtonin kete popull.
    Sot fatkeqesite natyrore shfrytezohen per te bere pazare dhe jo per te ndihmuar ata qe i ze halli.
    Zoti mbetet i vetmi ngushellim per fukarain.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *