Tensionet në Egje/ Turqia kërcënon në mënyrë indirekte Greqinë

Dita
30 Ağustos Zafer Bayramı dolayısıyla Anıtkabir'de tören düzenlendi. Törene Cumhurbaşkanı Recep Tayyip Erdoğan da katıldı. ( Halil Sağırkaya - Anadolu Ajansı )

Përfaqësuesi i Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë turke, Hulusi Akar, i ka kërkuar në mënyrë indirekte Greqisë që të mos bëjë “llogari të gabuara”.

“Ne mund të kryejmë operacione në Afrin. Ne mund të kryejmë operacione në lindje dhe juglindje të Turqisë. Nëse është e nevojshme ne do të përmbushim çdo detyrë që mund të na caktohet në Mesdhe dhe në Egje, pa hezitim. Askush nuk duhet të bëjë llogaritje të gabuara mbi këtë çështje”, citohet të ketë thënë Akar.

Ai nuk përmendi haptazi Greqinë, por sikurse raporton “Hyrriet”, deklarata e tij i referohet qartësisht këtij shteti, pasi ka pasur tension të vazhdueshëm midis dy vendeve lidhur me pretendimet që kanë për sovranitetin e disa ishujve në Detin Egje.

Përfaqësuesi i Shtabit theksoi se Turqia po “ndjek gjithashtu nga afër zhvillimet në Detin e Zi”, si dhe është në bisedime të vazhdueshme me vendet bregdetare për sigurinë dhe stabilitetin e rajonit.

s.a/dita

Share This Article
3 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *