Kleriku akuzohet për pedofili, reagon Mitropolia e Fierit

Dita

Në një kohë kur ish-pjesëtari i Kishës Ortodokse në Fier, Foto Cici, denonconte një klerik për abuzim ndaj një të mituri, ka ardhur publikimi i të njëjtit rast edhe nga gazetari Alfons Zeneli.

Sipas Zenelit, nëna e djalit të mitur e kishte denoncuar ngjarjen tek kryepeshkopi Anastas Janullatos, por ky i fundit nuk kishte bërë asgjë.

“Iu bëj thirrje ortodoksëve shqiptarë që t’i abandonojnë kishat e Janullatosit. T’i abandonojnë djajtë e veshur me veladon. Më mirë djepi bosh se shejtani brenda. Vetëm kështu mund të shpëtohet nderi i ortodoksisë shqiptare, e cila është avangarde e namndritur e atdhedashurisë, dijes dhe besimit të vërtetë në Zot”, shkruan gazetari.

Përmes një deklarate, Mitropolia e Fierit i ka cilësuar akuzat si shpifje.

Sipas Mitropolisë, dorëzimi në klerik ёshtё bёrё sipas gjithё rregullave dhe kanoneve tё Kishёs Ortodokse.

Reagimi i plotë

Deri tani nuk iu jemi pёrgjigjur shpifjeve dhe akuzave tuaja ndaj Klerikut tё Mitropolisё sonё, por duke dashur qё tё qartёsojmё besimtarёt tanё edhe opinionin publik po tregojmё tё vёrtetёn mbi dorёzimin e Klerikut nё fjalё. Dorёzimi i tij nё klerik ёshtё bёrё sipas gjithё rregullave dhe kanoneve tё Kishёs Ortodokse. Sё pari, kemi dёshminё e Atit tё tij shpirtёror, i cili nuk ka gjetur asnjё pengesё pёr dorёzimin e tij si klerik. Sё dyti, nё Mitropolinё tonё nuk ka ardhur asnjё ankesё, qoftё nga kleri qoftë nga besimtarёt, qё tё ngrejё akuza ndaj kёtij kleriku apo tё kundёrshtojё dorёzimin e tij nё shёrbesёn e priftёrisё.

s.a/dita

 

Share This Article
1 Comment
  • Janullatosi eshte i interesuar te promovoje keto lloj vesesh ne SHqiperi,per te degjeneruar kombin tone.Ne polici duhej te kishte denoncuar e ema e ketij femije,atehere kur ai plehra ishte katekist.Kur behen prifterinj eshte veshtire,se janulla thote pastaj qe po na sulmojne.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *