Lista e Panuçit për miqësoret: Sadiku, jashtë. Guri, brenda

Leda Hysa

 

Trajneri i Kombëtares kuqezi, Christian Panucci ka shpallur listën e lojtarëve që do të grumbullojë për dy miqësoret me Kosovën dhe Ukrainën, e publikuar në faqen zyrtare të Federatës Shqiptare të Futbollit.

Ai ka vendosur të lërë jashtë Armando Sadikun, ndërsa ka ftuar për herë të parë Sindrit Gurin, që sapo ka nënshkruar me Oostenden në Belgjikë, dhe Egzon Binakun, mbrojtësin e Malmos.

Në Kombëtare janë rikthyer edhe sulmuesit Armando Vajushi dhe Rey Manaj, që nuk grumbulloheshin prej kohësh.

Shqipëria do të luajë me Kosovën më 29 maj, në Zvicër, ndërsa më 3 qershor me Ukrainën.

Lista e plotë e Panuccit:

Portirë: Berisha, Strakosha, Hoxha

Mbrojtës: Hysaj, Lika, Gjimshiti, Ajeti, Veseli, Mavraj, Binaku, Memolla

Mesfushorë: Ramadani, Qaka, Ndoj, Lilaj, Roshi, Lenjani, Vajushi, Gavazaj

Sulmues: Abazaj, Manaj, Balaj, Cikalleshi, Guri.

l.h/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *