Premtonin punë në këmbim të parave, në pranga çifti i bashkëshortëve

Dita

Një çift bashkëshortësh, që ishin shpallur në kërkim për mashtrim me pasoja të rënda, ka marrë masën e sigurisë “arrest me burg”.

Fisnik Kajolli, 34 vjeç dhe e shoqja, Migena Kajolli, 27 vjeçe nga Dërmënas i Fierit, kanë mashtruar persona të ndryshëm në qytetin e Fierit duke u premtuar se do i punësonin në kompani të ndryshme private.

Ata kanë arritur të marrin prej tyre shuma të konsiderueshme parash; në total 200 mijë euro.

Si funksiononte skema e mashtrimit:

Migena Kajolli, e cila dyshohet të ketë qenë ideatorja e kësaj skeme, u thoshte personave që u kishte marrë paratë se në telefonin e tyre do të mbërrinte një mesazh konfirmimi nga kompania.

Pasi kalonin disa ditë, në telefonat e personave që kishin paguar shumat e parave për t’u punësuar mbërrinte mesazhi i konfirmimit se, kërkesa e tyre për punësim ishte regjistruar në sekretarinë e kompanisë dhe po shqyrtohej.

Ndërkohë, për të qenë edhe më të besueshëm tek personat që mashtronin, bashkëshortët Kajolli nënshkruanin edhe akte noteriale me ta.

s.a/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *