Pas deklaratave të mbrëmshme të gazetarit Jetmir Olldashi, ka ardhur edhe reagimi i deputetit të Partisë Socialiste, Pjerin Ndreu.
Përmes një mesazhi në ‘Facebook’, Ndreu i ka dalë kundër gazetarit investigativ, i cili ripohoi në emisionin ‘Studio e Hapur’ se është personi që regjistroi audiopërgjimin ku implikohet vëllai i ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.
Ndreu ka ironizuar shpresat e opozitës, dhe ka vijuar së shkruajturi se nuk do jetë e largët dita që do shihet “mjerimi” i saj.
Postimi i plotë:
“Gazetari Olldashi i dha rrugë mashtrimit të Babales dhe viagrimit qesharak të Lulzim Bashës! “Unë nuk e kam parë që ka folur me Agron Xhafajn”, tha. Opozita jonë, që ka varur shpresat te “Babalja” dhe manipulimet skandaloze, do shfryhet si tullumbace. Shpejt do të shijoni së çfarë mjerimi përfaqëson opozita e këtij vendi. Nuk keni parë gjë akoma!”, shkruan Ndreu.
s.a/dita

o pjerin lere babalen se e ka pare perendia se ata qe e perdorin ate nivel kane. Mos harxhoni kohen kote por shikoni administraten se cdo person eshte nje gjobvenes se populli pervecse u paguan rrogen keta horra po nuk moren gjoba nuk mbaron asnje pune po dalin vidio hajduteria eshte egersuar shume.
O zot o zot
Lufta kundra trafikut ne Shqiperi
Paska.mbetur ne Dore te babales.
Ma ne fund Babolja do shfryhet shfryet e do ngelin shtjerre.