Balla: Aventura e Bashës me audiopërgjimin lidhet me 613 kg kokainë, duroni edhe pak

Leda Hysa

 

Basha i ka hyrë një valle të rrezikshme me audiopërgjimin mes ‘Dëshmitarit X’ dhe një personi tjetër që PD pretendon se është vëllai i ministrit Xhafaj.

Kësaj aventure Donkishoteske, Basha i ka hyrë me shtysën e Saliut dhe e gjitha lidhet me kokainën në Durrës.

Kështu ka deklaruar kreu i grupit të PS, Taulant Balla në një deklaratë për mediat, një ditë pas akuzës së kryeministrit Edi Rama se pas 613 kg kokainë të kapur në Durrës fshihen zyrtarë të lartë të PD

Taulant Balla, ka paralajmëruar se ditët në vijim do të dalin detaje të reja dhe do të jenë shumë të rëndësishme për lidhjet e personave të akuzuar për 613 kg kokainë me persona të rangjeve më të larta të PD.

Deklarata e Ballës

“Tashmë kjo histori ka degraduar në një lojë “e ka kush e ka” autorësinë e përgjimit, Luli thotë e ka Babalja, Babalja thotë e ka gazetari, ndërsa gazetari thotë që autorësinë e ka PD dhe ajo që po rrezikon të dalë nga kjo histori është që autorësia e përgjimit të ngelet jetim në prehrin e Saliut dhe në këtë histori Saliu po na del të dali me tre djem, Shkëlzenin, Lulin dhe Babalen.

Ndërkohë Lulzim Basha është i futur në një aventurë Don Kishoteske nga vetë Saliu për një përgjim i cili tashmë duket ditën për diellë që është një kasetë e stisur e një bisede që nuk ka ndodhur kurrë mes Babales dhe vëllait të ministrit të Brendëshëm. Ne e dimë mirë që Basha në këtë aventurë është futur nga Berisha dhe garipat e tij, të cilët tashmë, dhe këtu flas për Sali Berishën e ka kuptuar fare mirë që ne e dimë se kush është e vërteta.

Për ti shkuar të vërtetës deri në fund thirrja ime sikurse ditën e parë është ndaj prokurorisë që në mënyrë sa më të shpejtë dhe në një kohë sa më të shkurtër nga çdo laborator i çdo vendi partner të Shqipërisë në luftën tonë kundër krimit të bëjë ekspertizën  dhe të nxjerrë përfundimin, kushdo qoftë.

Ne e dimë farë mirë që Bashën në këtë aventurë të rrezikshme është futur nga Sali Berisha për një arsye të thjeshtë, që ka të bëjë drogën, por që ka të bëjë me 613 kg e kokainës të fshehur nën banane.

Prisni e duroni ditët në vijim do të jenë të rëndësishme për lidhjet e personave të akuzuar për 613 kg me persona të rangjeve më të larta të PD. E gjithë kjo po e dëmton Shqipërinë në rrugën e rëndësishme të fazës përmbyllëse të hapjes së negociatave.

Kjo është diçka që nuk i bën mirë Shqipërisë megjithëse Basha pa e ditur është futur nga Berisha në një aventurë të rrezikshme”/java

l.h/ dita

Share This Article
5 Comments
  • salih rrahmani i brrishit ,
    eshte kapobanda e droges dhe krimineleve

    arrestoheni cfar pritet me nga Prokuroria ?!

    SONTE BERISHA BASHA PRANGAT KONTROLL ME THEMEL BANESES SE BERISHES KOMJUTERAVE EE GJITHCKA SE SKA KU ME E FUT MA KOKEN

    TERRORISTI ISLAMIK BRRISHA BASHA

    BRAVO BALLA CDO DITE DUHET T’JA KUJTONI

    SE CFAR JANE E CFAR I PRET
    SE CMENDEN SHQIPTARET MEDIEVE
    TU LEH DITE E NATE SI QEN TE TERBUME

  • Politike shantazhesh! Me e pakta qe mund te thuhet:
    Rama, Balla, etj jane njelloj (nje m..) si Basha, Berisha e co. C’fatkeqesi!!!!!
    Goni

  • Si ka mundesi qe nje KRIMINEL qe dogji,shkateroi SHqiperine qe shqiptaret e ndertuan per 45 vjet me gjak,te dali cdo dite ne TV biles dhe duke kercenuar kundeshtaret!Ne SHqiperi nuk ka drejtesi.Po nuk u ARESTUAN ata qe kane thyer ligjin nuk na mbushet mendja se do vendoset ajo!Po nuk u izolua Sali Krimineli ne vendin tone rumpalle ka per te vazhduar.Saliu dhe PD jane e keqia me e madhe e vendit.Saliu u tha shqiptareve ne viti 1992:-mbillni nga ajo bima qe ka shume para.U lutem gazetareve qe te kerkojne ne arkivat dhe ta japin me ze dhe figure kriminelin e shqiperise.

  • O zoti Balla ! Edhe sa kohe do te durojne shqiptaret ? Keni 4 vjet qe na keni ngopur me perralla ?! Pse nuk
    arrestohen peshqit,me falni peshkaqenet e medhenj qe
    i kane bere kerdine ketij populli dhe ata njihen me gishtat
    e dores se djathte ! Ne kushtet e Shqioerise nuk ecet me
    “Gandizem” ! Ne Shqiperi duhet te ecet sipas parimin te
    Teodor Rusveltit: “buzeqeshi kundershtarit,por prapa ku-
    rrizit mbaj nje shkop beisbolli” ! Per ata qe nuk e dine
    c’eshte shkopi i beisbollit ,ne shqip perkthehet “KOPAN”
    nje dru qe perdorni grate shqiptare per te rrahur rrobat
    e lageta qe t’i dilte zgjyra ….! Shqiotari qe nuk merr vesht
    duhet vene ne perdorim KOPANI.
    Per llafe ne jemi te zotet aq sa fitojme “guiness” ama per
    pune,larg qofte ai njeri qe te fton te besh nje pune. Jo me
    kot qarkullon ajo barcoleta ,ku nje grup njerezish ishin vene ne rresht per pune.Vjen nje qytetar per te kerkuar nje punetor dhe i ve syrin njerit qe ishte ne fund te rresh-
    tit dhe i drejtohet atij : hajde me mua se kam nje pune per
    ty ! Pse mua me gjete Ti,i pergjigjet personi ne rresht ! Ke
    sa te duash punetore para meje….” Ky eshte mentaliteti i
    shqiotareve. Edhe dicka tjeter qe kam degjuar …Ne Shqi-
    peri dikur por edhe sot po t’i thuash nje qytetari qe hajde
    pastro kete nevojtore se po te jap kaq leke, Ai do quante
    per ofendim dhe do te kercisnin grushtat. Me mire nje koqe plumbi ne koke se sa te pastroj halete e qytetit. Keto jane pune per jevgjitet do te thoshte nje qytetare i
    zakinshem…!, Ne Amerike,sic me kane thene, shqiptaret
    zene miq,paguajne nga 6-7 mije dollare per te hyre ne
    kompanine e pastrimeve te Nju Jorkut. Keto kompani
    pergjithesisht drejtohen nga menaxhere dibrane te anes
    tjeter te kufirit,ne Maqedoni. E pra,ja c’eshte mentaliteti i
    shqiptarit ,jasht keruset ne toke per nje vend pune ne me
    te perbuzurit ketu ne Shqioeri,ndersa atje ne Amerike ku
    ta gjejne nje vend pune te tille…..! Kjo eshte nje fakt real
    e jo i sajuar,,sic ndodhin dite per dite sajesat ne shqiperi
    ku shpifjet,intrigat dhe thashethemet kane zene televizio-
    net ,faqet e para te gazetave me shkronje te medha dhe
    nukne kane per gje kur nje lajm i tille eshte ” fake news” ,
    gazetari qe ka sajuar kete shpifje nuk mban asnje pergje-
    gjesi,materiale jo se jo por as morale…Ainflen gjumin rehat dhe personi ndaj te cilit eshte sajuar kjo shpifje vuan dhe kalon nete te tera pa gjume. Per mendimin tim
    gazetari qe shpif,sajon e denigron sic jane jo pak gazeta-
    re te tipit Zheji, Lubonja, Lila, Bushati,etj.etj.sic ishte rasti
    i kesaj gazetareje spurdhjakeje qe me nje pyetje qe i beri
    K/ministrit ,qe faktikisht ishte provokative brenda 24 ore-
    ve unshndrrua ne “STAR” i propagandes alla Zhei,nje
    njeri krejt i shitur per ” Nje dollar me shume”, nje gazetar
    legen me tere kuptimin e fjales.Pa permendur ketu Ljubo-
    vicin dhe disa analiste te tipit Gjegjmarkaj qe na hiqet si
    “filosof i lire” duke na folur ne si popull “ex kathedra” !
    Keta jane llumi i shoqerise shqiotare dhe jo intelektuale
    sic duan ta paraqitin veten ! Jane gazetare te shitur tek
    jo vetem te partite politike por edhe te huajt. C’mund te thuash per nje fare gazetari,Kastriot Myftari qe na ka hapur nje emision ” Ju flet Moska” ! Ky eshte turpi i botes
    shqiptare. Keta jane gazetaret tane qe te vjen turp t’i
    permendesh emrat. Por midis tyre ka gazetare me dinjitet
    dhe integritet,patriote dhe te ndershem. Meritojne respekt
    e mirenjohje te thelle gazetaret: Poetin satirik : A. Duka,
    artikull shkruesh si Viktor Malaj dhe Bedri Islami qe me
    nje bagazh te admirueshem gazetaresk bejne analiza te
    thella dhe bindese,pa shpifje,sajesa duke dhene shembu-
    llin e tyre se si duhet te jete gazetaria sot ne kushtet e nje
    realiteti te ri shqiptar. Ka edhe shume gazetare te tjere qe
    meritojne respektin tone si qytetar te zakonshem….FLM.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *