Formacioni i vitit në Serie A, dominojnë Juve dhe Inter

DITA Online

 

Kampionati italian i futbollit përfundoi, verdiktet u dhanë, tashmë është koha e bilanceve.

Përmes të dhënave të “OPTA”-së, le të shohim se cilët kanë qenë lojtarët më të mirë të Serie A për sezonin 2017-2018.

Një 11-she që vjen si frut i “vlerësimeve objektive dhe automatike”, bazuar në koefiçentët e paracaktuar, duke përjashtuar lojtarët që kanë zhvilluar më pak se 20 ndeshje sezonale.

Skema perfekte në këtë rast do të ishte 4-3-1-2.

Në portë, Alisson i Romës; përpara tij Cancelo e Skriniar të Interit, Koulibaly i Napolit dhe Alex Sandro i Juventusit; në mesfushë Pjaniç i Juves, Jorginho i Napolit dhe Iliçiç i Atalantës; fantazisti, nuk kishte si të mos i takonte Dybalasë së Juventusit; ndërsa sulmi formohet nga dy golashënuesit më të mirë, Icardi i Interit dhe Immobile i Lazios.

E përmbledhur sipas skuadrave, 3 lojtarë vijnë nga Juvja e po kaq nga Interi, dy nga nënkampionët e Napolit, e nga një për secilën mes Romës, Lazios dhe Atalantës.

a.s/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *