Gjykata e Tiranës ka pranuar kërkesën e prokurorisë për pushimin e përkohshëm të hetimit të çështjes “IMSI Catcher”. Hetimi në fjalë ka nisur Qershorin e vitit 2016, pas dyshimeve se pajisja e përdorur për trajnimin e policisë mund të ishte përdorur për përgjime të paautorizuara.
Prokuroria kërkoi pushim të përkohshëm për shkak të vonesës së përgjigjes së letërporosisë së dërguar në Itali, me qëllim moskonsumimin e afateve të hetimit.
Burime pranë prokurorisë sqaruan se me ardhjen e letërporosisë, prokurori do të kërkojë rihapjen e hetimit.
Në përgjigjen e letërporosisë priten informacione dhe prova nga pala italiane në lidhje me qëllimin e hyrjes së pajisjes në vendin tonë dhe qëllimin për të cilin ajo është përdorur në Tiranë.
Në lidhje me këtë çështje janë proceduar ish-Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako dhe dy ish-vartësit e tij, Artion Duka dhe Ention Xhelilaj.
o.j/dita

O motrat ku to keni.
Jane vjedhur 3 milion dollare nga
Parate tona DHE prokuroria
Bashkepunetore ne krim mbulon
Vjedhje. Edhe njehere motrat e
Grate ku ti keni