Çfarë është Albitofiri

Nela

Albitofiri është shkëmb vullkanik i përbërë kryesisht nga një masë albiti (mineral silikat natriumi e alumini), në të cilën ndodhen kristale të mëdha të po këtij minerali.

Përmban edhe kuarc.

Në Shqipëri janë gjetur shkëmbinj albitofirik dhe më i njohuri është albitofiri dacitik i Gurit të Zi (Shkodër), me ngjyrë të përhime e vende-vende të blertë e të murrme.

Këta lloj gurësh kanë gjetur përdorim si lëndë shumë e mirë acidoduruese për ndërtimet industriale.

Albitofiri i Gurit të Zi është përdorur edhe për prodhimin e gypave dhe pllakave prej gresi, të pajisjeve hidro-sanitare dhe izolatorëve elektrikë të tensionit të lartë.

n.s. / dita

Share This Article
2 Comments
  • Po kush “dreqin” e solli shkembin buze rruges Gurin e Zi ne fshatin pikrisht per kete me kete emer Guri Zi.Ku lindi vegjetoj dhe mbijetoj Loro Cini i “fameshem”.
    Tashti i bie detyre hulumtuesve te gjejne nga ka ardhur ky produkt vullkanike ne ate zone aspak te dyshimte per ekzistencen e ndonji vullkanit.Ku ma shume mund te lindin hamendja qe mund te jete ndonji nderhyrje aliene se sa shperthim vullkanik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *