Mbledhja e Komisionit të Ligjeve është shoqëruar sërish me tensione dhe debate. Kryefjala ka qenë sërish çështja ‘Xhafaj’.
Deputetët e opozitës, Edmond Spaho, Fahri Balliu e Dhurata Cupi janë përplasur me kryetarin e komisionit Ulsi Manja.
Deputeti Balliu kërkoi fjalën disa herë, por Ulsi Manja nuk lejoi që të flitet jashtë rendit të ditës.
Debati:
Cupi: Ministri i Brendshëm duhet të japë dorëheqjen, s’ka asnjë të drejtë të drejtojë këtë ministri. Kërkoj të ketë reflektim nga kolegët që t’i kthejmë legjitimitetin vendit. Bashkojuni protestës së 26 majit në orën 11 për të kthyer vendin në rrugën drejt BE.
Manja: Qeveria nuk rrëzohet me protesta, por me votë.
Spaho: S’di ndonjë demokraci ku vëllai i ministrit te Brendshëm të ketë vellain të denuar, ndaj po ju kërkojmë që për të qenë vend dinjitoz të japë dorëheqjen. Ka njerëz edhe në PS, edhe te Rilindja që kanë moralin të jenë ministra të Brendshëm, nuk i takon një njeriu me një cen të tillë.
Manja: Faleminderit Z.Spaho për këshillën miqësore.
(Vokshi kërkon fjalën për procedurë)
Manja: Janë 22 milionë euro që presin votën e këtij Kuvendi, që presin t’i shkojnë publikut, dhe më duket se po e bllokoni.
Vokshi: Po shkelni rregulloren, dua fjalën për procedurë.
Balliu: Cili nga ju mendon që është normale në një vend demokratik që ministri i Brendshëm të ketë vëllain në burg për drogë, na e thoni dhe ikim ne, jemi dakord.
Tensione në seancë
(Miratohet në parim pr/ligji mes zhurmave)
Manja: Qetësi.
Balliu: Drogën e keni kthyer në sistem.
Manja: Ke tre ditë që këndon në komisionin e ligjeve si bilbil.
Balliu: Po më bilbil se ty s’ka, unë po bëj pyetje.
Manja: Po ty s’të ka thënë ndonjëherë në jetë puna ‘mbarë’, po bën pyetje ti.
Balliu: Pse jeni kthyer në memec të gjithë, pse nuk i përgjigjeni pyetjes. Këtu duhet të jepni përgjigje e llogari.
Manja: Vazhdoni se e keni mirë kështu. Kush është dakord me nenin 1?
Balliu: Të kanë dhënë urdhër të mos flasësh?
Balliu: A ju duket normale që vëllai i ministrit e ka vëllain të dënuar për drogë?
Manja: Ju keni në krye te opozitës një person që akuzohet për vjedhje në rrugën Durrës-Kukës…
Balliu:Gjithë ky burrë këtu nuk jep dot një përgjigje.
Manja:Po më shurdhove mor burrë. E kanë marr vesh qytetarët që je deputet.
Balliu: Ti i ke nxirë jetën shqiptarëve, u shurdhove ti!
Manja: Përgjigjet që kërkon i ka dhënë analisti Fahri Balliu.
Balliu: Ikni të gjithë se po vjen baba im këtu. E shikoni ku keni arritur, të përmendni emra familjarësh.
(Balliu i bie tavolinës)
Balliu: Jeni bërë një tufë palaçosh. Pa folur unë, këtu s’flet njeri.
Manja: 5 minuta pushim sa të mbarojë muzika e opozitës.
Balliu: Më datë 26 maj mbaron muzika jote.
s.a/dita

Obobo vazhdojn avazin e bllokimit kta te PD nuk e kuptojn qe me shume e merzisin popullin
Ca imazhi i jepni brezot te ri? Lere botes pastaj. Hajde PD hajde
Ore lan nam kta budallenjt e PD na merziten per zotin.
Kur ke Balliun me shok ne komision ca mund te presesh aman.