Ja fletëpalosja që do shpërndajë PD për tubimin e 26 majit

Dita

Tre ditë para protestës së paralajmëruar kundër qeverisë, Partia Demokratike ka mbledhur grupin parlamentar për të folur rreth saj.

Përmes tubimit që do të realizohet më 26 maj, opozita kërkon largimin e ministrit të Brendshëm. Duke u mbështetur tek publikimi i audio përgjimit të Agron Xhafajt, vëllait të ministrit, PD e shikon të domosdoshme largimin e Fatmir Xhafajt nga detyra.

“BallkanWeb” ka zbuluar fletëpalosjen që do shpërndajë Partia Demokratike për qytetarët, të cilët i fton të marrin pjesë masivisht në protestë.

Në fletëpalosje shihen ministra dhe figura të qeverisë që sipas PD duhet të largohen, pasi preken nga dekriminalizimi.

Ndërkohë, fletëpalosja përmban edhe shkrime të tipit:

“Ata mbajnë peng ekonominë, ata mbajnë peng Shqipërinë”.

“Nuk ka të ardhme për shqiptarët me krimin dhe drogën në pushtet”.

“Ne protestojmë për një jetë më të mirë dhe shpresë për çdo shqiptar”.

s.a/dita

Share This Article
1 Comment
  • Shikon keta dhe te duket sikur shikon Saliun, Lulin, Noken, Paloken, Salihanjin, Sali Lushen, Alibeajn, Vaxilin palcarin e Bahri Fahriut, Surratin e Blend Fevziut, Frok Çupin, Moniken, Kerbaçin, Kerpaçin e pirdh ne te.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *