Dëshmia e ushtarit në Lushnje: Banka më refuzoi overdraftin, prandaj doja të grabisja

Ornela

Olcion Muça, ushtari i cili ditën e djeshme tentoi të grabiste një bankë të nivelit të dytë në qendër të Lushnjës, tashmë i prangosur nga uniformat blu, kishte vetëm katër muaj që banonte në lagjen “Xhavdet Nepravishta”, ndërkohë që origjina e tij është nga qyteti i Beratit.

Ai punonte si ushtar profesionist në repartin e Forcave të Armatosura në Poshnje, është i martuar dhe me dy fëmijë binjake.

Përpara oficerëve të policisë ai ka pranuar krimin duke u justifikuar se kishte nevojë për para.

I riu ka rrëfyer se kishte aplikuar për një overdraft page, në bankën që tentoi të grabiste, por kërkesa i ishte refuzuar.

o.j/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *