Andres Iniesta ka vendosur se ku do të luajë sezonin e ardhshëm.
Mesfushori spanjoll, pasi i dha lamtumirën Barcelonës, do të prezantohet të enjten me klubin e ri, Vissel Kobe të Japonisë, ku do të bashkohet me ish-sulmuesin e Arsenal, Lukas Podolski.
Iniesta do të nënshkruajë një kontratë 3-vjeçare me Vissel Kobe dhe do të luajë në kampionatin japonez të futbollit, që ka 25 vjet që është krijuar.
Por, para se të nisë këtë aventurë të re, Iniesta do të kërkojë të pasurojë koleksionin e tij të trofeve me një tjetër Kupë të Botës në Rusi 2018 me Spanjën.
a.s/dita

Ne pozicionin e tij ne fushe si lojtar sot per sot, eshte me i i miri ne bote, te tjeret i rrine anash.
Po ndonje “kacidhe” keto 3 vjet a do te paguhet Inisesta, apo do te loze badihava.
Beheni pak me te plote e me kuptim shkrimin…… e kuptoni, ka lene Barcelonen qe e rriti dhe e beri te jete Inisesta qe e njeh gjithe bota e futbollit e ka marre udhen per ne……. Japoni..
shqiptaret nuk ndryshojne kurre. Pyetja e dyte pas emrit eshte gjithmone “sa e ke rrogen”!
te gjithe “tifozet”, hallin kryesor kane sa lek do marrin lojtaret!
Sic thoshte Koco Devole: Hyyy, budalla! Yt bir ha mish sa per ne te gjithe ketu!