Për herë të dytë Prokuroria e Durrësit ka rënë pre e grabitjes. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e kaluar ku mësohet se persona ende të paidentifikuar kanë shqyer zyrat e katit të katërt të Prokurorisë dhe kanë marrë dokumente hetimore.
Vjedhja u konstatua mëngjesin e sotëm nga pastruesja, e cila më pas njoftoi autoritetet.
Një prej zyrave të grabitura është ajo e prokurorit Afrim Shehu, i cili është pjesë e Task-Forcës.
Mësohet se ky prokuror ka hetuar dosjen e tjetërsimit të disa trojeve në Bregdetin e Ishmit, çështje për të cilën akuzohen disa zyrtarë për korrupsion.
Po ashtu, është bastisur edhe zyra e një Oficeri të Policisë Gjyqësore.
Në vendngjarje kanë shkuar edhe forcat e policisë, të cilat kanë nisur hetimin për të identifikuar dhe arrestuar personat që hynë me dhunë në ambientet e Prokurorisë së Durrësit.
Më 8 maj, dy persona që nuk janë identifikuar ende, grabitën postën sekrete të Prokurorisë së Durrësit, duke marrë dokumente të klasifikuara.
l.h/ dita

Mbreme bastiset e vidhen dokumente te prokuroreve te prokuroria e Durresit!
Pardje ne mesdite arratiset nga salla e gjygjit i denuari ne Vlore!
Kjo eshte ajo qe Rama quan “Shqiperia qe duam”, me qershine mbi torte, ministra te brendeshem te lidhur direkt a familjarisht me trafikun e droges.
Asnje cudi! Keto dukuri jane te zakonshme per Albanistanin!
Pika qe su bie qe nuk ruani dot institucionet e rendesishme te vendit!