Dieta mesdhetare ka “vdekur”. Fëmijët e rajonit, më të shëndoshët e Evropës

Dita

Organizata Botërore e Shëndetit deklaron se dieta mesdhetare për fëmijët në Greqi, Spanjë dhe Itali “ka vdekur”. Ajo shprehet se në krahun tjetër të Europës, fëmijët në Suedi konsumojnë më shumë peshk, vaj ulliri dhe domate sesa ata në jug të kontinentit.

Në Qipro, 43% e fëmijëve në moshën 9-vjeçare janë mbipeshë ose obezë. Në Itali, Greqi dhe Spanjë kjo përqindje sërish i kalon 40%.

Ëmbëlsirat, “fast food”-et dhe pijet e ëmbla kanë zëvendësuar dietën tradicionale të bazuar tek frutat dhe perimet, peshku dhe vaji i ullirit.

“Dieta mesdhetare për fëmijët në këto vende është zhdukur. Nuk ka më dietë mesdhetare. Ata që janë më pranë dietës mesdhetare janë fëmijët suedezë. Dieta mesdhetare është zhdukur dhe ne duhet ta gjejmë sërish”, deklaroi Dr. Joao Breda, kreu i zyrës së OBSH-së për Evropën për sëmundjet jongjitëse, duke shtuar se pasiviteti fizik është një tjetër problem i theksuar i fëmijëve në Evropën jugore.

Megjithatë, OBSH-ja tha se problemi tashmë është i njohur dhe këto vende kanë nisur të marrin masa për të reduktuar obezitetin tek fëmijët, diçka që padyshim do të kërkojë kohë për të parë rezultatet.

s.a/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *