Arratisja nga salla e gjyqit, ndalohen dy punonjës të Policisë së Burgjeve

Dita

Prokuroria e Vlorës ka urdhëruar ndalimin e dy punonjësve të Policisë së Burgjeve që shoqëronin të arrestuarin Mikel Kasaj. Ky i fundit u arratis nga salla e gjyqit ditën e mërkurë.

Të ndaluarit janë Gjolek Hodaj dhe Granit Zani.

Mikel Kasaj kërceu mbi tavolinën e të pandehurit dhe u largua nga dera e gjyqtarit, pasi mori vendimin e dhënë nga gjykata.

Policët shoqërues të burgut e ndoqën menjëherë, por Mikeli ia ka dalë të humbasë gjurmët nëpër korridoret e gjykatës. Më pas, Mikel Kasaj ka dalë jashtë ambientit të gjykatës duke vrapuar ( sikurse shihet më sipër).

s.a/dita

Share This Article
1 Comment
  • Me i lezecem eshte roja i deres se jashtme te gjykates,qe ben sikur vrapon dhe u mbyll deren rreshqitese atyre qe po e ndjekin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *