Turizëm “elitar” (me nder jush)

redaktor

Shpallja e Shqipërisë si një nga 10 vendet që duhet vizituar për vitin 2013 nga “The Guardian” dhe “Huffington Post”, kishte nxitur edhe dy turistë italianë të nisnin udhëtimin e tyre drejt bregdetit shqiptar, për të kaluar pushimet. Në këtë pikë duhen marrë shembull. Janë eksplorues “bote”, ecin me parimin që të paktën njëherë në vit duhet të shkosh në një vend që nuk e ke vizituar më parë.

Tiziano dhe Livia, nga data 3 deri në 10 gusht, u akomoduan në Dhërmi, si një nga plazhet më të bukura, por dhe më të frekuentuara në brigjet shqiptare. Ai, një djalë imcak, me flokë të kapura bisht dhe me pak mjekër, ndërsa ajo një vajzë paksa mbi peshë, por shumë sportive dhe me sy të kthjellët.

Rastësia e deshi që të takoheshim me ta gjatë rrugës duke shkuar drejt Dhërmiut dhe meqë vendqëndrimin e kishim të përbashkët, nisëm të shkëmbejnë disa fjalë anglisht dhe italisht, duke i ndihmuar edhe për komunikimin me të zotin e hotelit ku vendosën të qëndronin. Niko, pronari i dhomave që ai dëshironte t’i quante hotel, nuk dinte asnjë fjalë anglisht dhe thuajse fare pak italisht, ndërsa kuptonte greqisht me vështirësi. Gjëja e parë që u dha dy turistëve të huaj ishte ngritja e gjashtë gishtave lart për të treguar se dhoma kushtonte 60 euro për një natë. “Çifti” italian, që në fakt ishin dy miq të vjetër dhe jo në një lidhje mes tyre, u futën në dhomë dhe nisën nga pretendimet. Dhoma kishte kondicioner, por ishte i papërdorshëm, sepse spina e tij ishte më e shkurtër se distanca me prizën. Kur e pyetëm Nikon se si mund të vihej në prizë kondicioneri, përgjigja e tij ishte e menjëhershme: “Nëse doni, i vendos një zgjatues, por duhet të paguani 70 euro!”. Italianët me një lëvizje koke, në shenjë pakënaqësie, i kërkuan dy peshqirë dhe një sapun, ndërsa çarçafët ishin të shtruar, duke mos ditur nëse ishin të larë dhe vendosur rishtas apo në to kish fjetur dikush më parë! Pasi luajtëm rolin e përkthyesit, së bashku si grup siç ishim nisur nga Tirana për pushime, shkuam në dhomën tonë, e cila për çudi pati të njëjtin fat si ajo e Tizianos dhe Livias. Të intriguar nga ajo që pamë në komunikimin me Nikon, nisëm të bëjmë një vëzhgim më të hollësishëm për plazhin e Dhërmiut, që siç e thamë më lart, është ndër më të preferuarit.

Çmime tavan!

Çmimet? E para se të vijmë te çmimet… Po që duhet të prisje kamerierin një çerek ore për të pirë një kafe! Dhe kur ia bëje me shenjë që të afrohej drejt teje…merrje nga ai një fytyrë të zemëruar (mendoheshe… ndoshta e kam edhe gabim!)

Gjatë qëndrimit në Dhërmi, shkuam në disa prej restoranteve që ndodheshin aty. Ashtu dhe si dhe vitet e tjera, çmimet janë vërtet të kripura, madje këtë vit ishin bërë ‘shëllirë’ fare. Por që të paktën ta tregojnë që në menu dhe vendos vetë nëse do të qëndrosh për një drekë apo darkë… Aty bisedova me një djalë të ri, i cili punonte si kamerier. Ledio ishte një student në Juridik dhe gjatë verës punonte si kamerier në Dhërmi, për vitin e tretë radhazi. Kur e pyetëm si ka mundësi që çmimet janë kaq të shtrenjta, ai tha se pronarët e lokaleve që janë në Dhërmi kërkojnë që për 45-50 ditë të nxjerrin lekët e një viti punë. Duke na shtuar më tej një histori, e cila ilustron teorinë e tij. Ledio rrëfeu fatin e disa kamerierëve, të cilët shkojnë për punë dhe në fund ikin me dhunë nga pronarët. Sipas tij, pronarët e lokaleve, të babëzitur për të pasur sa më shumë përfitime dy-tre ditë nga fundi i sezonit, bëjnë një inventar të gjendjes së mallrave dhe u del që mungon diçka. Menjëherë gjejnë fajtorin që janë banakieri dhe kamerieri. Pasi i kërcënojnë, i largojnë nga puna duke mos u dhënë asnjë lek për punën e bërë. E pyetëm Ledion që pse nuk reagojnë kur ndodhin raste të tilla dhe përgjigja e tij e atypëratyshme ishte: “Në përgjithësi në Dhërmi lokale dhe resorte kanë bërë ata që kanë së paku mbi shpinë tre vrasje dhe përballja me ta është e rrezikshme”. Në fakt, po të mendosh çmimet e Dhërmiut me standardin e jetës në Shqipëri, vërtet që ka një disnivel të madh. Mjafton të kujtojmë se në restorantin më të thjeshtë, një pjatë makarona shkonte afro 700 lekë të reja, apo se një darkë për tre apo katër persona, nuk mund të ishte më pak se 5 mijë lekë të reja.

T’u ça këmba? Shko në minimarket!

Gjatë ecjes në vijën bregdetare, vëllai im Orgesti, (i cili u bë i famshëm për shprehjen: Në Dhërmi edhe dashnorja të bën pordhë), papritur shpon këmbën me qelqen e një shishe birre që ishte thyer aty. Menjëherë m’u desh të shkoja afër një minimarketi për të pyetur nëse ndonjë farmaci, ose qendër shëndetësore ndodhej afër?!… Përgjigja e shitësit ishte surprizuese. “Më e afërta ndodhet në Himarë, por nëse të duhen alkool dhe manikota mund ta blesh te unë”. Në dyqanin që bliheshin fruta-perime dhe ushqimore, bleva dhe një jod, pambuk dhe një pako me manikota. Dëmtimi që kishte pësuar ishte i vogël, por nuk di nëse shitësi do të më përgjigjej nëse do ishte nevoja për ndonjë ndërhyrje kirurgjikale apo qepje…

Do ta ngulësh dhe s’e ngul dot!

Po të nisesh nga Tirana me një çadër me vete për t’u mbrojtur nga dielli, është e sigurt që s’do kesh shans ta ngulësh në ndonjë cep, sepse gjithë bregdeti ishte “tokë e xanun”. Pronari i lokalit apo resorteve menjëherë të jepte urdhër të ngriheshe dhe të shkoje te një çadër që kishte vendosur aty me çmim që varionte nga pesë mijë lekë të vjetra, në 10 mijë lekë, varej nga cilësia e kashtës.

plazhi i dhermiutMora rrugën për…

Rrugët e Dhërmiut janë ashtu siç kanë qenë 30 e kusur vite më parë. Në rrugicën që të çon te lokal “Havana” ndodhet një ndërtesë trekatëshe, që nuk merrej vesh çfarë funksioni ka pasur dhe pse qëndronte aty si gërmadhë. Kur pyetëm thanë se është pronë e ushtrisë, ndërsa funksioni aktual ishte një banjo publike për dikë që përtonte të shkonte në tualetin e hotelit, apo që s’donte të shpenzonte më para për të shkuar në tualetin e një lokali. Gjendja e rrugëve kishte mbetur ajo e kohës së Italisë, kur edhe datonte si periudhë e ndërtimit, duke mos pasur një ndërhyrje të mëvonshme.

Dush me birra!

Kishim dëgjuar ëndrra për të bërë banjë me qumësht dallëndysheje, por në Dhërmi pamë një gjë ndryshe. Në baret e shtrenjta ndodhnin dhe çudi të tipit që të rinjtë, të ardhur nga Tirana, duke mos llogaritur shpenzimet, bënin dush me… birra. Sa qëndruam në një bar, pamë me sy se një grup prej 7 personash morën 250 birra për t’u larë me njëri-tjetrin, për të treguar se ka dhe nga ata që s’kanë se ç’të bëjnë me paratë. Nga mënyra e të ushqyerit dhe obeziteti i tyre dukeshin se vinin nga familje të kamura, që ndoshta larje të tilla i kishin të zakonshme.

“Topi bam, e Muçua tutje”

Duke nisur nga Vlora deri në Jalë, të binte në sy ngritja e godinave të reja shumëkatëshe, pa pasur asnjë leje ndërtimi. Deklaratat kërcënuese dhe aksionet për shembjen e ndërtimeve pa leje nga kryeministri i zgjedhur Edi Rama, kanë pasur efekt të kundërt, kur sytë na panë shumë ngrehina, të cilat po mbinin si kërpudhat pas shiut. Në Vlorë do thoshin, “topi bam, e Muçua tutje”. Qeveria e re, e cila ka marrë si angazhim serioz pastrimin e bregdetit, do ta ketë të vështirë, pasi shumë ndërtime janë bërë dhe nga njerëz me “pushtet”.

Taksisti: Rama e fillon nga shokët!

Taksisti që na çoi nga Skela në Ujin e Ftohtë na tregoi një bisedë të Edi Ramës me kryetarin e një bashkie të vogël në Vlorë, që ka dhe një resort në buzë të detit, i cili për më tepër është ndërtuar mbi kolektor. Kur Rama i kishte kërkuar shembjen e këtij resorti, përgjigja e bashkiakut ishte se ai “ishte i PS-së dhe për më tepër ishte mik me Ramën!”. Kundërpërgjigja e Ramës, sipas taksistit, i cili kishte qenë në lokalin ku ishte zhvilluar biseda, ishte: “Unë nga shokët e filloj!”. Nëse Rama e nis nga shokët për të vazhduar më tej me “pallatin e Lulit” apo dhe ndërtime të tjera, do të jetë kryeministri, i cili do të hyjë në histori, duke shpëtuar vendin nga një kancer në zhvillim, siç i ka cilësuar vetë ndërtimet pa leje.

Nga shokët apo jo, ato ndërtime duhet të prishen për t’i dhënë një tjetër pamje bregdetit.

 

karburant ne detTurizmi që duam!

Zhvillimi i turizmit sigurisht që lidhet me një sërë faktorësh, duke nisur nga mentaliteti, investimi, por sidomos politikat qeverisëse dhe vizioni. Nëse do vijohet me këtë lloj turizmi, edhe ajo fare pak dritë në fund të tunelit do të shuhet. Bregdeti, i cili është shkatërruar, duhet të nisë nga pika zero. Dhe shpresat te Rama janë të mëdha, pasi ai ka ditur ta nisë nga pika zero.

Afrimi i biznesmenëve nga Turqia, Katari, Izraeli apo SHBA-ja, që kanë eksperiencë në ndërtimin e resorteve turistike bregdetare, do të bënte që të niste edhe ndryshimi i turizmit në Shqipëri. Synimi duhet të jetë tek shërbimi, që edhe të huajt të vijnë dhe të ikin të kënaqur dhe Niko apo pronarë të tjerë lokalesh në bregdet, meqë nuk e bëjnë dot këtë punë, të marrin shembull se si i shërbehet një turisti dhe si kthehet turizmi në një burim të pashtershëm të ardhurash, qoftë për privatin, qoftë dhe për shtetin. Kjo verë po ikën së bashku me sezonin turistik. Kështu kanë ikur edhe shumë të tjera, po të paktën ky moment le të jetë një pikë kthese edhe për këtë aset të çmuar të Shqipërisë.

Sytë dhe shpresën i kemi nga këta të “rinjtë” e qeverisë së re. Po presim të shohim punën e qeverisë “Rama” dhe premtimet e saj për turizmin.

Pushimet e kësaj vere ishin të shtrenjta. Shumë të shtrenjta! Jo vetëm nga pikëpamja e portofolit, por edhe për sa i përket mungesës së shërbimit, stresit dhe mungesës së respektit ndaj klientit. Çdokush është i ndërgjegjshëm që nuk ka asgjë falas, por për atë që paguan të marrë mbrapsht kënaqësinë e vlerës që kërkon. Diellin dhe detin na i ka falur Zoti, të tjerat i takojnë shtetit.

Le të presim vitin tjetër në të njëjtën kohë për bërë krahasimet e për të parë se çfarë ka ndryshuar nga ky realitet që përcollëm.

Ju që keni pushuar: Shëndet e jetë!

Share This Article
42 Comments
  • Shqiptari nuk behet njeri.te jem i ndergjegjshem,te mite kane disa dhoma qe i japim per plazh.personalisht nuk do te qendroja tek disa prej tyre.kushte zero.por dhe klientet qe vijne mesa shoh keto 15 dite qe vij dhe vete,si katundar sillen.

  • TE gjithe problemet jane prekur sakte. Me vjen per te qeshur kur degjoj lloj-lloj budalleqesh qe kapin ne interviste nje te huaj a nje emigrant dhe ai lavderon ke te mund.

    Fatkeqsisht per qeverine e re duhet me thene se per Turizmin nuk jemi as ne piken 0, jemi minus. Duhet kthyer njehere ne piken 0, duhet nje dore e hekurt, shpresojme.

  • Shkrim real dhe jo si pordhet qe shesin shumica e shqipetareve .kushtet zero .e kam frekuentuar dhermiun shume shpesh por nuk shkoje me kurre po nuk u arriten minimumi i standarteve per turizem .

  • Me lire te shkone te besh pushime ne Bankok se sa ne Shqiperi. Eshte e trishte, por e vertete. Me vjen mire qe shkruani dhe ngrini problematika per kete pjese te turizmit qe duhet ta shfrytezonim per te ngritur ekonomin e vendit. Eshte e thjeshte te shkruash: Sa e bukur eshte shqiperia…por duhet ta themi edhe malin me plehera qe shohim ne cepat e rrugeve. Ky shkrim kritik dhe realist duhet te na bej ne dhe ata qe do te qeverisin neser, me te ndergjegjshem!
    Faleminderit!

  • Fshatari qe deri dje ishte bari dhish,nuk mund te behet kurre tregetar,e ku ne Dhermi.Me dhite ne shtepi ka jetuar,ate kulture ka trasheguar,ne shekuj e ku e gjeti ai bari,gjuhen e huaj,ku e gjeti menaxhimin,ku e mesoi tregetine? Jemi mire per nja 30 vjet do jemi dikush,kur te jene larguar nga guna e bariut dhe pleshtat e fundit.

  • rezervoni me agjensite qe te mos befasoheni nga cmimet e tyre ne muajin korrik-gusht se po u rregjistruan tek agjensite fillon konkurrenca rritet kualiteti dhe ulet cmimi.

  • Pershendetjee jam Niko qe po flisnii.Ne italianet te pakten i fusim ne hotele ndersa neve kur ikem per here te pare ne itali as te dera e hotelit nuk na pranonin.Keshtu qe italianet mos te merziten po te shijojn mrekullit e detit tone.Gjths po te me kishe then qe je gazetar do ta kisha len falas dhomen se na more fytyren ketu.Lash kokrren e namit po zihem dhe me gruan se leket shtes qe u mora italianevee i prisha me ca cupa.Heres tjeter prezantohu…se na more ne qaf….

    • ha-ha po ti ke dale per t’u marre me turistet apo me historine ? Selam Musai i hodhi italianet ne det, keshtu qe edhe ti pasi t’u marresh italianeve te sotem te gjitha eurot (edhe ato per zgjatuesin e prizes) nxirri nga hoteli qe te shijojne ”mrekullite e detit”

  • PO DHERMIU KA DHE NDERTESA TE MIRA,FLISNI DHE ANET POZITIVE ME LARTE KA SHKRUAJTUR NJE FARE HYSEN ,QE PRETENDON SE KA FREKUENTUAR DHERMIUN DHE NUK SHKON ME ATJE,E PARA KU KA FJETUR KY TURIST QE DHERMIUT I MUNGON SHUME,FLISNI ME EMRA KONKRETE KU KENI FJETUR,SE KUR VINI NE DHERMI TE GJITHE THONI SA DO NA I ULNI CEMIMIN E DHOMES .HYSEN TURISTA SI PUNA JOTE QE FJALEN E PARE E KENI SA DO MA ULESH CMIMIN DHERMIU NUK KA NEVOJE,TI SHUME MIRE MUND TE SHKOSH NE DURES,SE ATJE KA KUSHTE TE MIRA DHE UJI ESHTE SHUME I PASTER

    • O arqita un nuk pretendoj se è kam frekuentuar dhermiun un kam frekuentuar dhermiun qe né kohen kur havana ishte kjoske edhe me perpara por nejse nuk eshte ceshtje personale por fakti eshte se ka kaluar koha e trazicionit tani duhen kushte me te mira per turistat dhe sa per dijeni nuk jam lare asnjehere né durres sepse e dashur argjita un jam dhe nip nga dhermiu dhe e dua dhermiun por duhet té krijohen kushte per turistat .sa per emra nuk i beje se i prish imazhin gjysmes sé kushove qe kane te ashtuquajtur hotele prandaj mos u merr me komentet e mia dhe lere se ku do ta bej plazhin un .fakti eshte qe duhen me kushte dhe me shume seriozitet ne zanatin e albergatorit .hajt ik tani dhe be nje giro nga shpella e pirateve .

  • Ta lexojne kete shkrim ata gazetaret diletante te The Guardian.

    Dhermiu eshte bere nje qender e pershtire grumbullimi te rinjsh qe skane pare ndonjehere me sy.

  • duket o erion qe ske vajt fare ne dhermi dhe shkrimin e ke ber nga zyra.sa per cmimet sivjet gjith gushtin kan qen jo me shum se 50 euro per dhome.kjo esh e keqja jote edhe brekgrisur dhe do te besh pushime ne dhermi ik ne durres po ske lek se nuk esh dhermiu per barbona si puna jote

  • Shkrimi shum i spikatur,BRAVO Erion .Packa se disave nuk u intereson pasi arsyet dihen mbi gjithcka interesi eurot pa klientit vari lesht ,aty ku eshte resoranti perkrah hedh plerat pronari,edhe te mos me thon keta siper se ne dhermi ujrt e zeza te banjes se tij ne bregde perfundojn ne kolektor dhe trajtohen. Dihet aty ku ha dhe pi ME NJE TUB 10 METRA TE GJAT DERDHEN ATY KU TI LAHESH. Vertet mos vall ka perpunus(trajtus) te ujrave te zeza dhe mbtjeve urbane dhermiu ???.Thenia siper e kamarierit eshte me vend dhe shum e drejt ,per nje muaj duan te nxierin parat e barakes qe ndertuan ……………

  • DHERMIU NUK PRANON BREKE GRISUR ,SA PER RININE ATY VJEN AJKA E SHQIPERISE DHERMIU KA QENE I SHTRENJTE QE NE KOHEN E XHAXHIT DHE KESHTU DO NGELET KUSH KA MUSTAQE VETE NE DHERMI,ATA QE NUK KANE MUSTAQE TE SHKOJNE NE DURES SE KUSHTET ATJE JANE SHUME TE MIRA,DHE ESHTE AFER TIRANES

    • Argita, cila argite je ti moj?
      Mos na trego neve dhermiun, se e njohim shume perpara teje, por kur kokepalare nga malet na kane zene troje dhe na kane bete restorante ne mes te plehrave te tyre, ata jane per tu varur ne mes te dhermiut,se na shkaterruan ate qe ishte e bukura e dhermiut.
      Meqenese keta kokepalare sot na jane bere komandantet e dhermiut, athere me shume keqardhje une nuk shkoj.
      Ne vendet perqark edhe ne hotele dhe resorte me 5 yje,me infrastrukture, pasterti, rregull dhe sherbim shembullor, harxhojme me pak dhe kenaqemi me shume.
      Parate une i kam te fituara me gjake djerse, dhejo ashtu sic i kane argitat e bab sales

  • O Erion ja ke fut kot ! Disa gjera qendrojne por ti nuk i ke me te provuara por me te thena. Dhe gjerat e tjera komplet te sajuara qe nga zgjatuesi qe bente 70 euro!!! e deri te taksixhiu ne Vlore. Dhe pastaj investiture turq ne Dhermi! E ke qelb fare!

    • ….nese pronari i dhomave te jepte edhe zgjatuesin qe ti te mund ta perdorje kondicionerin cmimi nga 60 euro behej 70, pra zgjatuesi “kushton” 10 euro.lexoje shkrimin tamam se te ka lexuar me duket !

  • Per fat te keq, pershkrimi qendron. E vertete dhe e trishtueshme. Dhe me keq akoma, KORIGJIM TE PLOTE TE GJENDJES, NUK DO TE KETE. Ndonje permiresim, ndoshta.
    Pse? Sepse problemi qendron tek mentaliteti i krijuar. Zor te ndryshoje, ne mos e PAMUNDUR.

  • Vlora e turizmit elitar të Nanos pre’ e sakatimi Qeveritar Nano-Berisha’t!

    “Vlora ç’ka qënë ç’është e ç’do bëhet ?!“

    Nga: Mehmet Metaj

    Kur evokojmë shprehjen profetike të Sami Frashërit “Shqiperia ç’ka qëne ç’është e ç’do bëhet“ me semantikën e saj sinjifikative për një vend që shpresohej të ndiqte rrjedhën normale të zhvillimit kurrë nuk i ka shkuar në mend dhe më të mençurve të të gjitha kohërave se ajo do të mbetej vetëm nje ëndërr për rilindje kombëtare, se Shqiperia jonë ka patur vërtetë rilindas por kurrë nuk ka rilindur vetë. Kjo Shqiperi dikur hijerëndë pas Qeverise së Ismail bej Vlorës dhe Mbretërisë Zogolliane dhe komunizmit Enverian do të mbetej “me krye n’hi siç tha Pashko Vasa dhe pas komunizmit “lavdiplotë” do të ndodhte me komikja ajo do të katandisej në një “lodër kukullash” në duart e Nano-Berishës, dhe gjithfarë sharlatani “pa din e pa iman” që kur i vë përbri të diturve si Samiu apo burrave të shtetit si Ismail Qemali jo vetëm që nuk u besohet Shqipëria dhe Vlora këtyre dordoleceve alias politikan, por as qytetaria Shqiptare. Por me sa duket është e vërtetë dhe thënia që historia përseritet dy herë njëherë në formë tragjike dhe njëherë në formë komike-por kaq komike sa u katandis ky vend nga Nano-Berisha’t s’i ka shkuar në mend kujt.

    Po le te evokojmë dhe transpozojmë shprehjen profetike të Sami Frasherit në: “Vlora ç’ka qënë ç’është e ç’do bëhet ?!“ Dhe nëse mund “t’i japim kuptim” sentensës së Samiut të Madh për Vlorën pastaj merret me mend ajo për tërë Shqiperine dhe Kosovë-Metohinë. Dhe per Vlorën ajo do të kishte kuptim vetëm pot u referohemi vlerave historike dhe natyrore që ka ajo. Nuk po bejme “bilancin historic” se ate e ben gjithsejcili lehte. Po le te shohim se ç’u ka bërë vlerave natyrore dhe turistike të Vlorës sistemi ynë i papërgjegjshëm dhe kriminal Qeverisës gjatë këtyre 20-vjetëve tranzicion dhe sidomos kjo e fundit Qeverisja Saliiste-PD-iste?!

    – Ashtu si dhe strategjia ambigue e zhvillimit të vendit, ku sundon ekonomia informale dhe Vlora ndonese u tha dikur nga Nano “që pas s’i erdhi historia” se Vlora ka potencial për zhvillimin e turizmit elitar dhe me gjithë miliardat e investimeve në turizëm që janë bërë apo “hedhur” aty nga Qeveritë e deritanishme nuk është punuar asnjë ditë me një strategji e prioritet të qartë për turizmin elitar por ajo ka rënë pre’ e investitoreve mafiozë dhe Qeverive të korruptuara Nano-Berisha dhe nga një perlë e turizmit elitar apo eko-turizmit është kthyer sot në një “magazinë pa çelësa” dhe katrahurë dhe ku po ja merrë frymën porti industrial, parku energjtik i naftës në Gjirin me turistik të Vlorës, parku eoliki Karaburunit, TEC-i dhe depozitat e naftës por dhe investitorëve privatë që kan perfituar dhe synojnë të përfitojnë nga turizmi pa plan në këtë rivierë që do të sfidonte rajonin dhe çudiste botën po të trajtohej e menaxhohej nga nje shtet serioz.
    – Si gjithë Riviera bregdetare dhe ajo e Vlorës, dhe nga Narta deri në Ksamil, mafia e tokave në bashkepunim me administratën Qeveritare dhe lokale ka bërë kërdinë me pronësitë e vjetra të tokës, duke shpallur pronarë gjithfarë njerëzish të lidhur me pushtetin, që nuk i lidh asgjë me ato prona, dhe kan zaptuar teritore e ndërtojne pallate tyrli “vikungu” dhe së fundi Riviera e Ujit të Ftohtë është ‘pushtuar” dhe nga Lul Basha nga Dibra por ky ndërton pallate jo vetëm në tokë por dhe në det !.
    – Riviera Shqiptare ka vite që trajtohet me vandalizem Qeveritar dhe si pronë private dje e Nanos e Co dhe sot e Berishës dhe Vikinget, duke sakatuar dhe bërë gërmime në Parkun Kombëtar të Llogarasë, Gadishullin e Karaburunin duke ndërtuar “parkun eolik” në kundërshtim me Ligjin e Zonave të Mbrojtura: Nr. 8906 Dt. 6.06.2002.
    – Në shkelje flagrante të ketij ligji nisur nga Nano sharlatani dhe bitisur nga sivëllai tij Berishë-hajvani ju një kompanie të huaj 183.000 m2 territor të bregdetit dhe gjirit të Vlorës e gjithë Adriatikut, një vendimemarrje që do trondiste çdo Qeveri të çdo vendi në botë vetëm tek ne kjo kaloj duke injoruar dhe kundërshtitë e ambientalisteve dhe shtypur dhe revoltat e Vlonjatëve dhe burgosur ata gjë që s’e ka bërë dot as fashizmi Musolinian, ndërsa Berishës po “i qajne sytë er miratimin e tre ligjeve dhe futjen e vendit në BE!”..
    Vlora ka të shpallura si zona të mbrojtura turistike 45,138 ha, ose 12 % e totalit të Republikës, por këto jo vetëm kan mbetur në letër por ato janë trajtuar me vandalizëm sidomos nga Qeverisja PD-iste, dhe Parku Kombetar i Llogarasë, megjithëse u propzuar nga grupi i ekspertëve kombëtar dhe ndërkombëtar te Strategjisë së Biodiversitetit (2000) të bëhej një park-model tokësor dhe detar me nje siperfaqe te zgjeruar 35,000 ha (duke u shpalluar si zonë e mbrojtur gjerdani-bio-ekologjik “Llogara-Orikum-Karaburun-Sazan kjo nuk u bë nga Qeveria PD-iste për të e kompromentuar nga ndërtuesit e paligjshëm dhe ai sot ka mbetur i rrudhur në një sipërfaqe rreth 1000 ha dhe i kërcenohet çdo ditë nga ndërtimet pa leje që po i kanosen nga të gjitha anët nga Orikumi e përpjetë.
    Zonat e mbrojtura të injoruara dhe vandalizuara të Vlorës janë:
    1. Porto Palermo, 600 ha,Kat. I-re zone Strikt e Mbrojtur (SPA);
    2. PK-Llogara, PK, (1010 ha apo 35,000 ha ?!); Kat. II-te, VKM nr. 96,datë 21.11.1966 dhe V.K.M. 2000 (SPVB)
    3. Parku Kombetar Deta “Karaburun-Sazan”, Kat. II, 12,428, VKM nr.289, datë 28.04.2010;
    4. Gadishulli Karaburunit, 20,000 ha, RNM, Kat. IV, Urdhër MB, 22.02.1968, 1977,
    5. Grykederdhja e lumit Vjosa- Pishë Poro (Vlora), 3,400 ha, Rezerve natyrore e menaxhuar, (Kategoria IV)
    6. Zona e mbrojtur “Vjosë-Nartë”, VKM nr.680,datë 22.10.2004, 19,738 ha;
    7. Kanioni i Gjipesë, Peisazh i mbrojtur, Kategoria e V, 1,200 ha (SPVB);
    Por keto zona perveçse nuk janë trajtuar si të tilla dhe janë mbushur me ndërtime pa leje, me parqe eolike dhe TEC-e, me mbetje nafte as nuk ka nisur puna për një prioritet të zhvillimit të planifikuar turistik dhe eko-turistik pale’ të eko-turizmit dhe të turizmit elitar të tyre.
    Përgjigja e kësaj katrahure dhe vandalizme Qeveritare është e thjeshtë si “veza e Kolombit”-Vlora duhet të rivendos dhe të ketë prioritet turizmin (eko-turizmin dhe turizmin elitar) por pa injoruar dhe potencialin e saj portual por ky zhvillim urban pa cënuar të parin apo të gjithën. Kjo strategji dhe ky prioritet e nënvizuar mirë në Qeverisjen Re të PS-së duhet ta ketë si parim-kushtetues për Vlorën, por dhe për Sarandën, Butrintin, Ksamilin, Borshin, Himarën, Qeparon e Dhërmiun, Kuçin, e gjithë rivierën dhe labërinë, tërë teritorin peisazhistik unik jonian nëse duam të fillojmë t’a bëjmë një ditë Vlorën e Ismail Qemalit dhe Shqipërinë e Samiut atë që duhet dhe i ka hije të jetë Vlora dhe Shqipëria.

  • Po si mund të pretendojmë për turizëm elitar ë një vend ku “elita” nuk ekziston? Elita shqiptare iku me kohë e me vakt, në 1990, larg Shqipërisë. Atje jeton, punon e dëgjon ndonjë fjalë për Shqipërinë nga telefonat apo interneti. Malokëria e “elitizuar” nga politika berishiane, e ka futur gjithë bregdetin nën kthetrat e “Familjes kupolë” dhe shijon nga lart prishjen dhe shkatërrimin e çdo bukurie natyrore. Fërkon barkun kur sheh se si militantët veprojnë pikërisht si militantë, me çdo pasuri kombëtare natyrore.
    Edhe turizmi nuk i ka shpëtuar këtij militantizmi. Amatorë në çdo drejtim dhe aspak të aftë për të qenë sado pak profesionistë në fushën e shërbimeve, pronarët thjesht rendin drejt fitimit duke pretenduar të ardhurat në këmbim të një minimumi kushtesh, shërbimesh dhe mirësjelljeje. Turizmi tek ne ekziston vetëm si godina, ndërsa burimet njerëzore të pakualifikuara dhe me mentalitetin “dhi e zgjebosur dhe bishtin përpjetë”, i ofrohen turistëve me çmime ku askund nuk do guxonin ta bënin këtë. Sa për mentalitetin fshatar, kjo nuk qëndron, sepse po të nisemi nga shumë vende qoftë fqinje apo më larg, fshatrat turistike janë të populluara me fshatarë. Por këta fshatarë kanë jetuar gjithë jetën e tyre duke respektuar së pari vehten dhe punën e tyre, e kështu kanë ngjallur dhe respektin e turistëve të huaj. Prandaj mos prisni kushte dhe shërbim normal, në një vend ku mentaliteti është ai i “më të fortit”. Kush ka shpayulla të ngrohta në pushtet, ecën dhe në turizëm. Paçka se ky turizëm ekziston thjesht dhe vetëm në godina prej betoni. Sa për ilustrim, para katër vitesh kur erdha në Shqipëri, morëm rrugën familjarisht për Sarandë, për të kaluar disa ditë pushime. Sapo mbërritëm, i hodhëm një sy bregdetit. Askund nuk kishte një hapësirë të pastër ku mund të bëje banja dielli, sepse bregu ishte tërësisht i zënë me mbetje inerte nga ndërtesat që vazhdonin gjatë gjithë bregut. Nuk e kuptoja se si e frekuentonin njerëzit atë lloj bregdeti. Mbushur me mbetje dhe mbeturina. Dukej si një kantier ndërtimi dhe nuk kishte asgjë të përbashkët me pamjen e një vendi pushimi. Të tmerruar, ndoshta sepse e krahasonim dhe me vëndin nga ku kishim ardhur, u kthyem në Tiranë po atë ditë, duke udhëtuar për gjithë natën. Një ndjenjë zhgënjimi totale kur sillja ndërmend vitet e pushimeve para 90″. Të thuash tmerr, është pak. Nuk e di se sa dekada duhet të kalojnë, por pa u ndryshuar mentaliteti dhe pa u futur në sistem kultura e shërbimeve dhe respektit ndaj klientëve, kushdo qofshin ata, këtu nuk mund të ketë turizëm të thjeshtë, jo më elitar.
    Nuk e di se çfarë “Marketingu” zhvillohet në shkollat e biznesit, por këtu nuk ekziston asnjë embrion i këtij koncepti. Pa u ristrukturuar e gjithë shoqëria dhe mentaliteti shtet-qytetar, këtu nuk ka gjasa të kemi jo turizëm, por as det e bregdet.

  • HYSEN PO NA HABIT FARE TANI QE NA DOLE DHE NIP NE DHERMI,SE UNE JAM VAJZE DHERMIU,PO FJALA HYSEN NUK EKZISTON NE DHERMI ,DHE NUK E KUPTOJ TE KUSH JE NIP ,E NDOSHTA JE NIP TA ATA QE KANE ARDHUR VITET E FUNDIT NGA FSHATRAT E LUMIT TE VLORES PO KJO ESHTE E PRANUESHME ,PO DHERMIAS DHERMIAS DJALE APO NIP ME EMRIN HYSEN,SKA EKZISTUAR DHE NUK DO TE EKZISTOJE,PRANDAJ TJURISTA SI PUNA JUAJ NUK I HYNE NE PUNE DHERMIUT.DHE ME KEQ AKOMA ME TREGON MUA PER DHERMIUN,

    • Arqita hysen eshte emer fantazie .nip dhe cfare nipi se .nip me né tè madhe .dhe e dashur gita né drimades kam kaluar femijerin .hajt tung se po nuk krijove kushte nuk vi me .degjon jetoo

  • HYSEN PREZAMTOHU KU KONKRETISHT JENI NIP NE CFARE FISI QE TE NA BINDESH QEJE RITUR NE DHERMI ,PSE E MBAN TE FSHEHTE

  • O I NDERUAR PA IDENTITET AL,AMAN HAJDE NE DHERMI SE I KEMI DHOMAT BOSH,DHE VAZHDO TE. SHKOSH NE REZORTE ME 5 YJE HARXHO ME PAK DHE LAU NE PISHINE,PASTAJ HA DREKE ME MISH BRAZILIAN 6 VJET NE FRIGO BRAVO KESHTU TI KURSEN LEKET ,KURSE DHERMIU ESHTE BOSH SE NUK KA ARDHUR AL HAAAA….

  • TY ENEA DUA TE JAP NJE PERGJIGJE ,QE TE KUPTOJME SE KUSH ESHTE KATUNDARI ,PO TE KESH DESHIRE TE LEME NJE KAFE ,NE LONER , O ME FAL NE LONDER TI NUK KE SHANCE TE VISHE, PO DO TE NDIHMOJE PO TE DUASH NE ROME,MILANO,BRUKSEL PARIS,GJENEVE,AMSTERDAM ,VJENE ,MEQENESE KE PASAPORT BIOMETRIKE MUND TE KALOSH KUFIRIN ,PO SPATE LEKA TA PRESIM DHE BILETEN PA MERAK ,PO ME PARE PREZAMTOHU NGA E KE GJYSHIN,STERGJYSHIN,BABAIN,NGA CFARE FISI DHE QYTETI JE ,ME THUAJ SA ARSIM KE ,PO MOS ME THUAJ QE KE MBARUAR NE TIRANE NE UNIVERSITET PRIVAT,MASI TE KALOSH KLASEN FLASIM PER DETAJET E TJERA,TE UROJ QE TE KALOSH CA DITE PUSHIME TE BUKURA NE DURACO

  • Po zhgarravis dhe une dicka meqe isha ne Dhermi nje jave .
    Sapo fillon zbritja nga Llogoraja pamja e mrekullueshme , hyrja ne fshat le per te deshiruar .
    Pjesa nga Drimadha rruga ok , krahu tjeter drejt disko Havanes tmerr.
    Per mendimin tim Dhermiu eshte perla e Shqiperise nga cfare i ka falur zoti, aty ku kemi vene
    dore ne vdekataret Shqiptare le per te desheruar.
    Resort Pastarella ne fund te plazhit , mbas Havanes , nje mrekulli pjesa e plazhit.
    Kabinat e drurit simpatike, te vogla por te pastra, banjoja per te qare.
    Cmimi i kripur, 80 Euro ( 2+ 2 si ne nendetese) Mendimi im cmimi duhet te ishte max 50 Euro.
    Sherbimi , menaxhimi, dashamiresia e personelit meritojne vleresim maksimal per kushte Shqiptare. Restoranti ok.
    Rruga per te shkuar ne qender tek Piratet , naten pike drite, e pa shtruar , argetimi zero ne darke. Flas per javen e trete te korrikut, shume pak pushues.
    Tek Piratet , pozicioni i restorantit i mrekullueshem.
    Cmimet te kripura, sherbimi ok, gatimi cka.
    Sallatat , picat, embelsirat ishin me te sigurtat. Peshkut larg. Restoranti plot cdo nate.
    Nga Drimadha , diten shume bukur, naten e vdekur. Disko sishte hapur akoma.
    Hotel Drimadha , gatimi mire, cmimet te kripura, si per dhomat ashtu dhe restoranti.
    Te gjithe Vipat tane ne thonjza i kishe aty. Pronaret njerez shume te sjellshem,ndoshta te vetmit qe silleshin si jashte dhe takonin cdo mysafir. Respekte.
    Per te mos u zgjatur , me cfare te ofron Dhermiu , me cmimet dhe sherbimet qe kane duhet
    te ishin 50 % me lire nese kane ne mend te mbijetojne , Me ate infrastrukture skandaloze, pa nje shetitore , vend argetimi per femije harroje, sherbim qe le per te deshiruar, cmime jashte llogjike ( ska det vetem aty), pronar hotelesh qe e shohin klientin si lopa per ta mjelur e harrojne qe duhet ti japesh bar lopes e pastaj ti pish qumeshtin

  • turizmin alla shqiptar e kam pershkruar me lart tek reportazhi me kallash i Koloretos,por çuditem me”elitarizmin” e Dhermiut.50 euro jane hotelet mesatare ne Rimini,biles me aq euro kushtojne pushimet ne Maldive,eeej,e dini se ç’eshte Dhermiu para Maldiveve,Copacabana-s e plazheve te detit te Kuq?Eshte si qerrja para avionit.Ne vend qe te kritikoni keto palo sherbime se ne fund te fundit jeni ju qe i paguani sa kripur aq edhe padrejtesisht,keni te drejten te kritikoni te pakten,si i thone shprehjes famoze:”Klienti ka gjithmone te drejte!”,ju ankoheni pse autori trajton me sy kritik nje jave plazh.Shkojne njerezit ne Dhermi e bejne foto e shkruajne ne Facebook me sharme mbreterish sikur te kene qene pasagjere ne Oasis of the Seas,tamam si karagjozet qe hedhin parate ne dasma dyshemeve,a thua se u rendon paraja t’a mbajne ne xhep.Per mua Habilaj ka shkruar pak,se mund te kishte zhbiruar me shume ne fallsitetin e sherbimit dhe fallsitetin e plazhimit;te dyja palet jane te kenaqura me nje mizerje qe nuk ka qejf te ndryshoje profil.

  • Une isha ne dhermi ne korrik. Kabinat e drurit ku ishim ne tek Tomi ishin fantastike dhe me nje cmim shume te arsyeshem. Disco havana nuk te linte te flije deri ne te zbardhur nga muzika e larte. Per te bere nje xhiro nga ajo ane duhej te perdorje telefonin si drite dore ndryshe perfundoje ne kanal. Asnje rruge e shtruar. Deti ishte fantastik por atje ku kishte vene dore njeriu ishte lemeri. Per fatin tim te keq isha semure dhe siper ne fshat kishte nje doktor qe me vizitoi dhe nje farmaci ku mora ilacet. Mjafton te pyesesh dhe gjerat i gjen. Heres tjeter do provoj ne jale. Kuptova qe eshte me mire atje ku dora e shqiptarit ka prekur akoma pak.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *