Audiopërgjimi/ Agron Xhafaj në burg në Romë, zbulohet lëvizja e prokurorit

Leda Hysa

 

Prokurori i çështjes së Agron Xhafajt, Përparim Kulluri   gjendet në Itali për të marrë në pyetje vet Agron Xhafajn.

Këtë e ka bërë të ditur mbrëmjen e së enjtes  gazetari dhe drejtuesi i emisionit Debati në Channel One, Roland Qafoku.

Sipas gazetarit, Agron Xhafaj gjendet në një burg në Romë dhe pritet që prokurori Kulluri ta marrë atë në një seancë pyetje- përgjigje.

Sipas burimeve të gazetarit Qafoku, edhe ekspertiza e video-përgjimit mbi çështjen e vëllait të ministrit të brendshëm do të kryhet në Itali.

Të njëjtat burime shtojnë se  gjithçka do realizohet përmes një bashkëpunimi mes prokurorisë shqiptare dhe asaj italiane.

Prokurori shqiptar do pyesë Agron Xhafajn lidhur me video-përgjimin, njohjen e tij me Albert Veliun të njohur si “Babalja” dhe rrethanat e video-përgjimit.

l.h/ dita

Share This Article
3 Comments
  • Para disa ditesh i nderuari Bylykbashi deklaroi se Gonja nuk ishte paraqitur ne organet e drejtesise te Italise, dhe se ai kerkohej por nuk gjindej. Sot ju po na deklaroini se prokurori ka shkuar per ta takuar Agronin e “Babales” ne burgun e Romes. Ne, populli pyesim: Ke te besojme Bulykbashin apo juve_ Nese njeri nga ju mashtron kush duhet te mbaje pergjegjesi per tensionet qe kriojne deklarimet e rreme_ Apo deti u be kos dhe hajde te mashtrojme dhe te genjejme sa te mundemi, e rendesishme eshte qe te vazhdohet te vidhet vritet shpifet etj. Jo keshtu nuk ecet. Prokjuroria duhet te kryeje detyrat e saj ndryshe shteti vertet ka ikur per leshin e jozefines.
    TURP per ata qe mashtrojne, ligji duhet te godase fort.
    Lipe Shtogu

  • O lipe shtogu ti ke te drejte te besosh ke te duash eshte e drejta jote ,por une te them se po te ishte genjeshter se prokuroria ka derguar nje prokuror ne Rome per te marre ne pyetje Agron Xhafajn te ashtuquajturin shokun e Babales ,po te ishte kjo genjeshter do te deklarohej menjehere nga prokuroria si e tille, duhet te dish prcedurat qe ndiqen nga sistemi i kesaj demokracie qe eshte instaluar ne kete vend nuk e di ate sqarova mire o lipe shtogu.

  • Si ka mundesi qe jurist te njohur te PD, bile edhe ish ministra dalin pa piken e turpit, se pergjegjesi ato nuk mbajne se jane te papergjshem, e perrallisin brockulla e genjeshtra pa fund. A do te japing ndonjehe llogari keto genjeshtare e kriminele para gjykates per bemat e tyre, apo do te vazhdojne te marrin rrogat nga parate tona, per te shpifur e trilluar gjera te paqena. Turp.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *