Arratisja nga salla e gjyqit, “detyrim paraqitjeje” për dy gardianët e burgut

Leda Hysa

 

Gjykata e Vlorës dha masën e sigurisë “detyrim paraqitjeje” për dy policët e burgut të cilëve u shpëtoi i arrestuarit Mikel Kasa ndërsa u arratis nga salla e gjyqit.

Gjolek Hodaj dhe Granit Zani kishin për detyrë të shoqëronin Kasajn dhe tani akuzohen për shpërdorim detyre.

Ndërkohë që kanë kaluar gati dy ditë nga arratisja e bujshme, policia nuk ka rënë ende në gjurmët e Mikel Kasajt, i cili u dënua të mërkurën me 4 vjet e gjysmë burg për rrëmbim personi.

l.h/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *