Zbardhen emrat e dy kandidatëve që do të garojnë në zgjedhjet e pjesshme lokale për kreun e Komunës Dardhas në Korçë.
Gentjan Pere do të kërkojë votat nën siglën e Partisë Demokratike, ndërsa Genci Hamollari është është kandidati i përbashkët i Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim.
Dhe në këto zgjedhje dy partitë, PS dhe LSI do të dalin në një koalicion të përbashkët, me të njëjtin emër që u përdor në votimet e 23 qershorit për votimet e përgjithshme, Aleanca për Shqipërinë Europiane.
Zgjedhjet e pjesshme për kreun e Komunës Dardhas në Korçë do të zhvillohen më datë 1 Shtator, sikurse do të zhvillohen edhe zgjedhjet për kreun e Komunës Rrethina në Qarkun e Shkodrës.
Më 27 shkurt, Këshilli i Ministrave vendosi shkarkimin e kryetarëve të këtyre komunave për kryerjen e veprave penale. Pas këtij vendimi, Presidenti i vendit, Bujar Nishani nxori dekretin për mbajtjen e zgjedhjeve të pjesshme në këto dy komuna të Shqipërisë, me datën 1 shtator të këtij viti.

me mire te fitoje ai i PD se ceta e hajduteve te LSI