Një 25-vjeçar është plagosur me armë zjarri mëngjesin e sotëm në qytetin e Ersekës.
Burime nga policia bëjnë me dije se 25-vjeçari me inicialet D.L. është qëlluar në këmbë me pistoletë ndërsa është identifikuar edhe autori i ngjarjes i cili është shtetasi Kosta Manxura.
Menjëherë I plagosuri është dërguar me urgjencë në spital ku po merr edhe ndihmën mjekësore ndërsa policia ka bërë të mundur arrestimin e autorit.
Dyshohet se shkak për ngjarjen është bërë një grindje banale mes 25-vjeçarit dhe autorit ndërkohë që policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
