Kryemadhi me kreun e OSBE: Reforma zgjedhore të zgjidhë problemin e blerjes së votës

Ornela

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka takuar Presidentin e Asamblesë së OSBE George Tsereteli dhe Sekretarin e Përgjithshëm tē saj, Roberto Montella.

Gjatë takimit Monika Kryemadhi ka garantuar mbështetjen e LSI për kryerjen sa më parë të Reformës Zgjedhore. duke vënë theksin tek blerja e votës.

Moskryerja e Reformës Zgjedhore para zgjedhjeve të 25 Qershorit 2017 u shfrytëzua nga qeveria për prishjen e zgjedhjeve, blerjen masive të votës. Reforma zgjedhore përpara çdo gjëje tjetër duhet t’i jap përgjigje shumë të fortë problemit të blerjes së votës, si fenomen që po shkatërron të tashmen dhe të ardhmen e vendit”, u shpreh Monika Kryemadhi.

o.j/dita

Share This Article
4 Comments
  • Vjedhja e votes do te zgjidhet vetem e vetem kur te zhdukesh nga politika ti, likja dhe rraca jote. Ndryshe nuk mund te zhduket ky fenomen kaq I felliqur I politikes tone.

  • Kush flet per vjedhjen e votes?
    Ata qe e kane zanat,,
    Po ju po nuk vodhet dhe blete vota eshte e sigurte qe nuk merni asnje deputet moj hajdute votash,,,,,,
    Keta e bejne docin dhe ta lene ne preher,,,,

  • Ti tregoje dikush kesaj se pa blerjen e votes Lsi nuk ekziston.
    Duhet nje ligj qe ndalon blerjen per partite e tjera dhe qe lejon vetem Lsi-ne.Ndryshe lamtumire depuleshe 20 vječare qe na japin mend sesi mbahet luga.

  • Absurdi i te gjitha absurditeteve ne ke vend. Apelon nona e blerjes se votave Se gjasme PSI bleu me shum vota nga kjo ne 17 ten hahahaha

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *