OSBE: Protesta e opozitës të jetë paqësore dhe demokratike

Ornela

Një ditë para protestës së paralajmëruar të opozitës, një delegacion i nivelit të lartë të Asamblesë Parlamentare (AP) të OSBE-së vizitoi Tiranën.

Në takimin që ata patën me liderin e Opozitës, Lulzim Basha dhe me Kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi, delegacioni shprehu “shpresën se ajo do të jetë paqësore dhe demokratike.”

Përveç Bashës dhe Kryemadhit, Delegacioni i përbërë prej Presidentit George Tsereteli dhe Sekretarit të Përgjithshëm Roberto Montella zhvilluan takime me Presidentin e Republikës Ilir Meta, Kryetarin e Kuvendit Gramoz Ruçi, Ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati.

Gjatë takimeve ata shprehën vlerësimin e tyre sa i përket mbështetjes së Shqipërisë për veprimtaritë e OSBE-së, si dhe gatishmërinë e AP të OSBE-së për ta shoqëruar popullin shqiptar dhe udhëheqësit e tij në procesin e reformave që po implementohen në vend”, tha Prezenca e OSBE-së në Shqipëri në një postim në rrjetet sociale.

o.j/dita

Share This Article
3 Comments
  • 27 VJET VJET JANE SHUME PAMBARIMISHT SHUME

    QE KETO OSBE-ISTAT DHE XHAMBASADORET E

    AKREDITUAR NE SHQIPERI PA ASNJE

    PERJASHTIM

    TE QUHEN KOLONELE JO TE NJE VENDI TE PUSHTUAR

    JO TE NJE SHPREHJE GJEOGRAFIKE TE BISMARKUT POR

    TE NJE HALE TE USA-BE NE EUROPE

    JA VLEN TE KUJTOJME AMANETIN E XHAXHIT QE THA

    MOS LEJONI TE HYJE NE SHQIPERI DOSA DHE DERRI DHE TCERETELI

    NESE NE 2018 KA DIPLLOMATE QE PERULEN PARA LUL KRIMINELIT DUHET TE THEMI

    NA FAL ENVER..

  • Se mos behen pishman dhe e anullojne me vone,kete deklarate,sic e ndryshuan-deformuan edhe deklaraten per 200 milin dollaret e Rames.

  • Imagjinoni per nje moment shoqerine qe themeloi civilizimet antike dhe shpiku nocionin e demokracise.

    Nje shoqeri e tille minimalisht ka keto 2 karakteristika:

    1. Eshte nje shoqeri e avancuar per kohen, pra nje shoqeri qe gjeneron vazhdimisht ide te reja dhe i ve ne jete ato.
    Por c’do ide e re fillimisht lind ne mendjen e nje individi apo grupi te vogel njerezish, e megjithate, ne nje shoqeri te civilizuar kjo minorance numerike fiton ndaj maxhorances sepse nje shoqeri e civilizuar nuk impresionohet nga numri i mbeshtetesve te nje ideje (ideja e vjeter gjithmone ka shumicen) por çmon cilesine.

    2. Pikerisht sepse eshte e avancuar, pra cilesisht superiore, arrin te fitoje beteja edhe ndaj popujve superiore nga numri por inferior nga cilesia e njohurive dhe e teknologjise ushtarake ndertuar mbi to.

    Pra nje shoqeri e tille e civilizuar, jo vetem eshte e mesuar me fitoren e pakices ndaj shumices, por e celebron ate.

    Nje shoqeri e civilizuar i gezohet faktit kur ne debatin e brendshem nje pakice qe propozon nje ide te re e fiton betejen ndaj shumices qe ende eshte me idene e vjeter, sepse vetem keshtu perparon.

    Dhe nje shoqeri e civilizuar i gezohet faktit kur ne betejat me popujt e tjere, ushtria e saj, edhe me nje pakice luftetaresh arrin te korre suksese ndaj ushtrive shume me te madha ne numer, fale teknologjive dhe strategjive me te perparuara.

    Nje shoqeri e civilizuar eshte nje shoqeri e mesuar me fitore, dhe betejat mund te fitohen ose me forcen e argumentave, ose me forcen e armeve.

    Tani, cfare jane keto protestat paqesore dhe “demokratike”?

    Jane turma njerezish qe mbushin rruget, sepse nuk kane as argumenta, as arme.

    Nje shoqeri e civilizuar qe shqpiku demokracine, nuk do shpikte kurre protestat “demokratike”, dhe ne fakt, protestat “demokratike” jane krijime te regjimeve skllavo-pronare / kapitaliste.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *