Meta takon Menduh Thaçin: Integrimi evropian i rëndësishëm për të dy vendet

Ornela

Presidenti i Republikës, Ilir Meta priti sot në takim Kryetarin e Partisë Demokratike Shqiptare të Maqedonisë, Menduh Thaçi, me të cilin u diskutua rëndësia e integrimit evropian të dy vendeve tona si dhe të rajonit.

Presidenti i Republikës vlerësoi qasjen pozitive të Qeverisë së Maqedonisë për reformat gjithëpërfshirëse dhe kontributin e rëndësishëm të faktorit politik shqiptar në këto procese jetike.

Presidenti Meta nënvizoi rëndësinë e jashtëzakonshme që ka jo vetëm për Maqedoninë, por për të gjithë rajonin, zgjidhja e çështjes së emrit, me qëllim marrjen e ftesës për anëtarësim në NATO, duke theksuar rëndësinë që ka angazhimi dhe përfshirja aktive e Partisë Demokratike Shqiptare dhe të gjithë faktorit politik shqiptar në Maqedoni në këtë proces të rëndësishëm.

o.j/dita

Share This Article
4 Comments
  • Te dy keta punojne per udb.Likjepordha edhe tani qe u be president se ndryshoi dot nivelin e takimeve.Ngeli ne takime me kalamanj kopshi,takime ne fshatrat e skaparit me rob te hutuar,takime deri ne maqedoni me ket tradhtarin menuh taqi.Asnje takim me personalitetr si i ka hije nje presidenti.Ky nuk eshte president ky eshte likemut.

  • Ore akoma vazhdon kryetar ky gangesteri Thaçi?!
    Pupupu…..Edhe ne Maqedoni shqiptaret njesoj si ne Shqiperi…..

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *