Portali belg “Voetbal Nieuws” shkruante se Adnan Januzaj ka refuzuar ftesën e Belgjikës, pasi do të luajë me kombëtaren e Shqipërisë. Ylli i së ardhmes ka qenë në dilemë deri tani dhe nuk e ka fshehur atë, por nga Belgjika thuhet se rol vendimtar ka luajtur babai i tij. Ndërkaq, tifozët shqiptarë kanë hapur një faqe të re në Facebook, me anë të së cilës kërkojnë të bindin djaloshin e ri që të veshë fanellën e Shqipërisë. Numri i atyre që i kanë bërë “like” faqes me emër “Adnan Januzaj thuaj po Shqipërisë” është rritur me shpejtësi, ndërkohë që ka shumë postime fotomontazhesh, ku lojtari paraqitet me fanellën dhe flamurin kuqezi, të mbushura me shprehje për kombin dhe krenarinë për të. Ndërkaq, karriera e lojtarit duket se ka marrë ngjitje të pandalshme për momentin. Pasi luajti me skuadrën e parë në Community Shield, fituar nga Manchester United, Januzaj ka marrë shumë elozhe, madje duke u krahasuar me yjet e mëdhenj të së kaluarës, si Brian Kid e David Beckham. Gazeta “Independent” shkruante se trajneri legjendar Matt Busby do të çmendej për të dhe shkon edhe më tej: “Harrojeni Rooney-n! E ardhmja është mëngjarashe dhe mban numrin 44”. Dje “The Guardian” shkruante se United ka nxituar t’i ofrojë një kontratë afatgjatë 18-vjeçar që e bleu para dy vitesh nga Anderlehti, për të mos lejuar përsëritje të rastit Pogba, një yll i ri që u largua te Juventus. Frika e klubit anglez në këtë rast është e përligjur, pasi gjatë kësaj vere shqiptari u kërkua nga Barcelona. Ai është veçuar nga Sir Alex Ferguson si një talent me të ardhme të madhe.

Eshte me te vertete I shkelqyer ….Do zoti vjen me ne
Atehere me aq pak sa e kam pare une, duket me te vertet i talentuar. Do me pelqente qe te mbornte ngjyrat kuq e zi. Nga ana tjeter sdo me vinte keq nese ky djalosh nuk do te perfaqsonte shqiperine. Ne fund te fundit une e shikoj sikur te isha vete ne pozicionin e tij (si emigrant) ai pa asnje perkrahje nga shteti shqiptare me shume pune ka arritur ne ketepike. Tani u kujtua shteti meme per kete djalosh? Tani qe i intereson talenti i tij?
E pra mendoj qe edhe tifozet (sic jam edhe une ) te mos i bjne fare presion! Ai, duhet te jete i qete kur marre kete vendim te rendesishem per karrieren e tij dhe te ardhmen e tij.
Nese vishet kuq e zi do te na bente te lumtur, nese jo do te jemi perseri krenar se eshte nje talent me origjine shqiptare. Sikurse jemi krenar (edhe pse nuk e pranojme me ze te larte) per talente te tjera shqiptare qe nuk luajne per kombetaren tone.
Gjithsesi, suksese Adnan