Një lokal në zonën e Kunes në Shëngjin, është djegur rreth orës 04:30 të mëngjesit. Nga informacionet paraprake mësohet se biznesi i përfshirë nga flakët është në pronësi të punonjësit të Prokurorisë së Lezhës me iniciale G.Ç
Policia thotë se lokali ishte konstruksion druri dhe u dogj tërësisht. Fatmirësisht nga flakët e zjarrit nuk ka asnjë të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Shkaqet e ngjarjes janë të paqarta. Dyshohet se zjarri është i qëllimshëm, megjithatë pritet rezultati i hetimeve.
o.j/dita
