Pas përpjekjeve të protestuesve për të çarë kordonin policor që mbronte perimetrin e sigurisë së Ministrisë së Brendshme, kreu i PD-së, Lulzim Basha u afrua për të qetësuar turmën dhe për ta thirrur të largohet.
Krahas deputetëve të PD-së, si Strazimiri, Salianji, Spahia etj, Basha thirri turmën ta ndjekë pas, për të lënë godinën dhe për t’u spostuar drejt selisë së Partisë Demokratike.
Duke ndjekur liderin e opozitës, protestuesit parakaluan në pedonalen para Teatrit Kombëtar, për të ecur drejt selisë së PD-së, duke shmangur kështu edhe një agravim të situatës para godinës së Ministrisë së Brendshme.
Mesa duket këto janë edhe minutat e fundit të marshimit të opozitës, që tani janë larguar nga godina e Ministrisë dhe pritet të shpërndahen gradualisht.
o.j/dita

Oh moj rrodhe ku na mblodhe.
Mr vrap te selia pd….Ndahen parate per pjesmarrjen ne protest.Po shkoj dhe une qe nuk isha se mos jau fut e po ju marr nonji pare.Ika tani se mos mbarohen.