Dogana e Morinës ka patur fluks udhëtarësh nga pjesa tjetër e kufirit të shqiptarëve, që prej mëngjesit të kësaj të shtune.
Deri në mesditë, radhët në Morinë kanë qenë të gjata dhe fluksi ka qenë i madh.
Policia kufitare ka punuar me procedurë të përshpejtuar, pavarësisht se vonesa e punimeve në doganë janë një tjetër pengesë për qarkullimin e lirë të automjeteve me mallra.
Rradhë të gjata pritet të ketë edhe gjatë qershorit, pavarësisht muajit të Ramazanit, i cili respektohet masivisht nga besimtarët myslimanë të Kosovës.
s.a/dita
