Amfiteatri i Tiranës hapet më 30 maj. Ja surprizat e spektaklit të organizuar

Dita

Amfiteatri i Tiranës i rikthehet publikut më madhështor se kurrë. Festa fillon më 30 Maj nën tingujt e Olen Cesarit për t’i lënë vendin një sërë aktivitetesh gjatë stinës së verës.

Muzikale, Balet, Simfoni, Arie, Uvertura, Marshe Muzikore si dhe pjesë nga repertori botëror dhe shqiptar do të jenë ajo që do të shikojë publiku artdashës i kryeqytetit. Gjithashtu, nën dirigjimin e Noorman Widjaja, do të interpretojë Orkestra e RTSH, Banda e Forcave të Armatosura, Fanfara Tirana, Kori i T.K.O.B & balerinë solistë nga Shkolla e Baletit.

Pas rikthimit në identitetin e merituar, punonjësit e Bashkisë së Tiranës i kanë dhënë dorën e  fundit dhe detajeve duke sistemuar terrenin për bimësinë e re rreth Amfiteatrit të Tiranës, që do të mirëpresë publikun me festivale, koncerte, teatër, konferenca, shfaqje të cirkut e kinema verore në të katër stinët, duke e shndërruar këtë pjesë të parkut në një pikë të rëndësishme kulturore e argëtimi për qytetarët.

s.a/dita

 

Share This Article
6 Comments
  • I lumte, te gjithe Shqu-pisat gam gam shajne e shkaterojne, lali Eri nderton dhe zbukuron, cdo gje eshte e prekeshme dhe ne sherbim te qytetareve.

  • Pse nuk ndërtojnë shpella, moçale, xhungla?
    Pse ndërtojnë qytetërim, shtet dhe qytet?
    Kjo nuk është porosi e bizantinëve dhe osmaneve, Serbisë, Greqisë, Rusisë.
    Keto nuk iu pelqejne kafsheve, dembelëve, të paaftëve, egersirave, te palareve, parazitëve, erëqelbësve.

  • Vetem nje gje Nuk u mesua per se mbari ne Shqiperi (natyrisht Nuk eshte e e vetmja gje): I vetmi amfiteater ne Shqiperi eshte ai I Durrresit. Te tjeret, SI ai I Butrintit, Jane teatro. Edhe ky I Liqenit te Tiranes, eshte ndertuar e funksionon SI teater. Amfiteater eshte I rrethuar I teri me mire ne forme ovale dhe ka sherbyer vetem per ndeshje gladiatoresh ne periudhen romake. Teatrot Jane me te hershme dhe Jane vetem shfaqje tratrale e koncerte ne ditet e sotme.

  • Vetem nje gje Nuk u mesua per se mbari ne Shqiperi (natyrisht Nuk eshte e e vetmja gje): I vetmi amfiteater ne Shqiperi eshte ai I Durrresit. Te tjeret, SI ai I Butrintit, Jane teatro. Edhe ky I Liqenit te Tiranes, eshte ndertuar e funksionon SI teater. Amfiteatri eshte I rrethuar I teri me mure ne forme ovale dhe ka sherbyer vetem per ndeshje gladiatoresh ne periudhen romake. Teatrot Jane me te hershme dhe Jane vetem per shfaqje tratrale e koncerte ne ditet e sotme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *