Përgjatë 45 minutave të pjesës së parë të ndeshjes finale të Champions League, Liverpool mori një goditje të rëndë pasi Salah u largua nga fusha e lojës i dëmtuar, ndërsa pak pas egjiptianit ishte Reali që humbi Carvajal-in, dhe ai i dëmtuar.
Salah ishte lojtari nga i cili anglezët prisnin më shumë, por ai la fushën e lojës në minutën e 30-të. Një përplasje me mbrojtësin Ramos e la të dëmtuar egjiptianin. Pavarësisht ndihmës së parë, Salah nuk mundi të vazhdojë të luajë në finalen e madhe të Champions League.
Liverpooli e nisi mirë ndeshjen duke bërë presion në 10 minutat e para në zonën e Realit të Madridit, por pa arritur të vërë në vështirësi portierin madrilen.
Ndërkohë, ishte pikërisht Ronaldo, ai i cili rrezikoi i pari në portën e Liverpoolit. Portugezi pati një mundësi të mirë në minutën e 15 duke lëshuar një diagonale të rrezikshme, por goditja e tij përfundoi mbi traversë.
FORMACIONET ZYRTARE:
Real Madrid: Navas, Marcelo, Ramos, Varane, Karvahal, Kasemiro, Modriç, Kros, Isko, Ronaldo, Benzema.
Trajner: Zinedin Zidan
Liverpul: Karius, Aleksander-Arnold, Lovren, Van Dijk, Robertson, Henderson, Milner, Vijnaldum, Salah, Mane, Fimino.
Trajner: Jurgen Klop
s.a/dita

Fitore jo me merite, por thjeshte fat! Kjo shpjegohet me daljen jashte te Salah, dhe dy golave me te cuditshem qe kam pare ndonjehere!
Ne sy te botes skuadra mafioze kriminale Real Madrid me VRASESIN e saj te perhershem Ramos tregoi edhe nje here fytyren e vertet kriminale te shtetit spanjoll vrastar dhe te organizatave kriminale me Emrin FIFA dhe UEFA.
Tani ska me as futboll as drejtesi.
Drejtesia vdiq
Vrasja e Sala ishte pergatitur me pare nga klani vrastar kriminal spanjoll ,FIFA dhe Uefa
Futnolli vdiq!
Autori vrasjes se futbollit eshte shtetl terrorist Spanjoll dhe mbreti saj bandit.
Krimineli Ramos vret Salan.
Bota e verbet heshte.
Ramos duhet denuar per vrasje te qellimshme.