300 vend të reja pune ofrohen nga Panairi i Punës të çelur në Berat këtë të diel.
Vendet e punës janë të profileve të ndryshme, ndërsa Zyrat e punësimit janë duke ndërmjetësuar me bizneset sidomos për punësimin e familjeve të dala nga skema e ndihmës ekonomike.
Kryeministri Rama gjatë vizitës së panairit deklaroi se deri më tani nga zyrat e punës janë kryer 10 mijë punësime, ndërsa shtoi se deri në fund të viti do të përmbushet objektivi për punësimin e 25 mijë individëve.
“Këtu në Berat kemi zyra pune shumë aktive, kanë realizuar objektivat. Presim rezultatet e majit, por bazuar në marsin dhe prillin që fillojë një proces me objektiva të qarta për çdo zyrë pune dhe ën projeksionet e majit deri më tani, prekim tavanin e 10 mijë individëve të punësuar vetëm nga zyrat e punës.
Kështu objektivit për 25 mijë të punësuar vetëm nga zyrat e punës deri në fund të vitit, pavarësisht çfarë punësimi bëhet jashtë këtij procesi ku bizneset operojnë vetë, objektivi jonë është i realizueshëm. Është një objektiv domethënës, për të thënë se kush vërtet kërkon punë dhe nuk pret në kafe punën në shtet, mund të fillojë një punë.
Natyrisht që në një pjesë të konsiderueshme këto vende pune janë me paga më të ulta, por fillohet me pagë të ulët dhe pastaj rritet, siç kemi parë në gjithë eksperiencat këtyre panaireve”, tha Rama.
a.s/dita

Gju me Gju me Popullin.
Bllokove guroren dhe ke lene pa pune mijera familjare .I ke prere buken e gojes mijerave femijeve .E di , qe do ti hapesh prap , para se te vine zgjedhjet lokale .Votoni per PS se ndryshe une Rama patishahu ,ja u mbyll prap guroret ?? Ja kalove ne sprint edhe Sali larqoftit ..Tamam si me drogen per te blere vota dhe kusurin xhepat e juaja te pangopura ..Je i lexueshem o Rame .Por mos harro se zoti vonon por nuk harron.!!!
Pse nuk e tregon vendet e punes o kryeminister koti.Nuk besoj se mendoni se ju besojn se cfar tridhoni ju Rama.