Renditja e UEFA-s për klube, Reali në krye, Milani në pikiatë

DITA Online

 

UEFA ka publikuar renditjen e re për klubet, klasifikim sipas të cilit do të nisë edhe sezoni 2018-2019.

Juventusi, kampion i Italisë, konfirmohet më i miri mes italianëve, teksa renditet në vendin e 5-të.

Një ngritje me 8 pozicion edhe për Romën, që kap vendin e 13 dhe bëhet skuadra e dytë italiane në renditje.

Nënkampionët e Napolit, edhe pse kanë fituar dy pozicione nga renditja e kaluar, nuk shkojnë më shumë sesa vendi i 14 i klasifikimit, duke mbetur pas Romës.

Ndërkohë, Fiorentina e Lazio vijojnë më poshtë me vendet 34 dhe 39 respektivisht, që të dyja me zbritje.

Rikuperim pozicionesh mes të poshtmëve ka shënuar Interi, që shkon në vendin e 72-të, por edhe Torino në vendin e 80, gjithsesi ngjitje e papërfillshme.

Milani i shpenzimeve të mëdha dhe halleve edhe më të mëdha, zbret në pikiatë me 33 pozicione, duke u renditur në vendin e 86.

Sa i përket renditjes, Reali i Madridit vijon kryesimin, i ndjekur tashmë nga Bayern Munchen dhe Barcelona, që kanë rikuperuar përkundrejt Atletico Madrid, në vendin e katërt.

Në dhjetëshen e më të mirëve janë edhe Sevilla, Paris SG, Manchester City, Arsenal dhe Porto.

Renditja e re e UEFA-s për klubet

  1. Real Madrid 127
  2. Bayern München 108 +1
  3. Barcelona 108 +2
  4. Atlético Madrid 140 -4
  5. Juventus 103
  6. Sevilla 91
  7. Paris Saint-Germain 84
  8. Manchester City 81
  9. Arsenal 75
  10. Porto 70 +1
  11. Shakhtar Donetsk 81 +4

a.s/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *