Zbardhen emrat e dy kandidatëve që do të garojnë në zgjedhjet e pjesshme lokale për kreun e bashkisë Korçë, pas lënies së mandatit nga Niko Peleshi për shkak të zgjedhjes së tij si zëvendëskryeministër në kabinetin e ri qeveritar Rama.
Nënkryetari aktual i Bashkisë, Sotiraq Filo, do të garojë në zgjedhjet lokale për të mbajtur Bashkinë e qyteti juglindor nga e majta. Përballë tij do të jetë Gjergji Mero rektor i Univeristetit të Korçës, i cili do të kërkojë votat për PD, për të rrëmbyer drejtimin e kësaj Bashkie nga e djathta.
Kandidati i së majtës ndjehet më i fortë, duke qenë dhe pjesë e drejtimit të Bashkisë prej dy vitesh. I kontaktuar në telefon nga “Ora News” Filo u shpreh se do pranojë të kandidojë pasi si Nënkryetar i Bashkisë i njeh nga afër problemet e qytetit.
“Njoh projektet që i janë dedikuar qytetit të Korcës dhe kam qënë bashkëpunëtori më i afërt i Peleshit”tha ai.
Ndërkaq më herët u bënë publikë edhe kandidatët që do të përballen për kreun e Komunës Dardhas në Korçë. Gentjan Pere do të kërkojë votat nën siglën e Partisë Demokratike, ndërsa Genci Hamollari është është kandidati i përbashkët i Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim.
Dhe në këto zgjedhje dy partitë, PS dhe LSI do të dalin në një koalicion të përbashkët, me të njëjtin emër që u përdor në votimet e 23 qershorit për votimet e përgjithshme, Aleanca për Shqipërinë Europiane.
Ndërkaq, Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka miratuar gjatë mbledhjes së radhës, numrin e fletëve të votimit që do të prodhohen për zgjedhjet e pjesshme në Komunën rrethina në Shkodër dhe Dardhas në Korçë. Gjithëashtu KQZ miratoi përmbajtjen dhe renditjen e kandidatëve në fletën e votimit.
Zgjedhjet e pjesshme për kreun e Komunës Dardhas në Korçë do të zhvillohen më datë 1 Shtator, sikurse do të zhvillohen edhe zgjedhjet për kreun e Komunës Rrethina në Qarkun e Shkodrës.
Më 27 shkurt, Këshilli i Ministrave vendosi shkarkimin e kryetarëve të këtyre komunave për kryerjen e veprave penale. Pas këtij vendimi, Presidenti i vendit, Bujar Nishani nxori dekretin për mbajtjen e zgjedhjeve të pjesshme në këto dy komuna të Shqipërisë, me datën 1 shtator të këtij viti.

Gjergji Mero vetem te trashe koken di Jo te drejtoje bashki