Një “engjëll” në Karaibe (Foto)

redaktor

Një ndër “engjëjt” e “Victoria’s Secret”, Lily Aldridge, u rikthye të dëshmonte hiret e saj, nga një prej plazheve më përrallorë të botës, në ishullin e St. Barts, në Karaibe.

27-vjeçarja pozoi për kënaqësinë e fotografëve dhe paparacëve për disa orë me radhë, duke bërë çdo veshje që të dukej gjithmonë e më tërheqëse e vendosur në trupin e saj.

Caleb Followill, i njohur si këngëtari i grupit të famshëm muzikor “Kings of Leon”, duket se ka qëlluar vërtetë në shenjë me Aldridge, të dashurën e tij që vazhdon të gëzojë të njëjtën formë të mrekullueshme si në vitet kur debutoi me bujë në botën e modës.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *